POLI I LIRISE : NJE NEVOJE AKTUALE PER NJE POLITIKE AKUTE

POLI I LIRISE : NJE NEVOJE AKTUALE PER NJE POLITIKE AKUTE

Nga : Edlira Xhemo
Paris me 17 Maj 2009

Poli i Lirise lindi si nje nevoje akute e ngjarjeve q eka percjelle politika e
jashteme shqipetare vitin e fundit, duke filluar me fitimin e pavaresise se
Kosoves dhe marrjen hov te levizjes per zgjidhjen akute te problemit çam.
Polemikat e nisura qe ne fillim te vitit te kaluar ne lidhje me problemin çam,
ngritja e formacioneve internetike dhe rritja e aktivizimit ne terren ne nivel
nderkombetar per problemin çam, fill pas pavaresise se Kosoves, solli jo vetem
tek politika e brendeshme dhe e jashteme e Shqiperise nje transformim te saj,
por edhe nje interes ne rritje tek vete masa e popullit e cila tashme ishte
sensibilizuar dhe sensitivizuar me nje hov te ri shpresues pas Fitores se
Pavaresise se Kosoves.


Kundërshtari kryesor i Polit, PD-ja aktuale me PDI, PS, G99, PSD, PBDNJ

Strategjia e PDK per ngritjen e nje koalicioni nacionalist duhet pare si nje
alternative dhe ndoshta nje risi ne politiken shqipetare por edhe ne ate
nderkombetare. Nuk behet fjale per te eksperimentuar dhe as per te bere
aventurizma. Kerkesa numer nje dhe me rendesi te perjteshme jetike per
Shqiperine eshte çeshtja kombetare. Perpara saj çdo forme tjeter politike e
majte apo e djathte, zvenitet dhe nuk ka sens. Lidhja e kesaj aleance me LZHK e
cila gjate aktivitetit per problemin kombetar ne pergjithei dhe atij çam ne
veçanti te Lidhjes Chame, u pa se u aneksua ne krah te Sali Bollatit ne formen e
mbeshtetjes se nje deklarate per Z. Sarkozy, i ul vlerat e ketij koalicioni.
Spekullime dhe spekullante te tille duhet me pare te kerkojne te falur e me pas
te shihen per t'u ri-vleresuar (ne se do te kete vend nje gje e tille) per nje
koalicion te mundshem.

Koalicioni per Lirine nuk i perket as te majtes dhe as te djathtes.
Ai duhet pare si nje formacion politik per çeshtjen e integritetit tokesor dhe
gjeo-politik te Shqiperise, çka do te thote nje koalicion kombetar. Ne se do te
na duhet t'i referohemi eksperiences boterore te deritanishme se formacionet
nacionaliste jane te djathta, atehere te konsiderojme se te majtet sa me
ekstremiste te jene aq me pak nacionaliste jane, pyetja qe shtrohet eshte : deri
ku duhet te shkoje "tradhetia" e te majteve per t'u konsieruar si te ekstremi
maksimal te majte ? A mos valle tradhetaret e atdheut nuk duhet te konsierohen
te tille por si politikane te majte ? A nuk jane perkufizime te tilla te
gabuara, pasi ka edhe tradhetare te djathte, per sa koha filozofine politike te
majte dhe te djathte nuk e percakton vetem orientimi nacionalist apo tradhetar i
nje rryme politike por edhe shume elemente te tjere filozofiko-politik.

Pra nga sa me lart nje koalicion i PDK ,PR, PSHD, Elementeve te zhgenjyer te PD
dhe Lidhjes Chame si formacione te djathta, LSI-se si formacion i qendres se
majte, nuk duhet pare ne kontekstin se Poli i Lirise eshte me i majte se PS
perkundrazi eshte me i djathte se PD dhe Klani Berishian i PD-se eshte me i
majte se LSI, apo thene me qarte, jane tradhetaret qe se fundmi shiten edhe ate
cope qe kishte mbetur pa u firmosur me Karamanlisin, e po keshtu duhet pare se
si strategjia "politike" e deklaruar e PDI si parti e qendres se djathte, ka
levizur majtas, aq majtas sa ata nuk kane me jo ekuiliber, por as faqe e surrat
per politike te metejshme ne lidhje me çeshtjen per te cilen kane deklaruar se
po punojne.

LSI nga ana e saj duhet te thithe te gjithe elementet socialiste te cilet kane
baze dhe punojne per atdhetarizmin.

Spektri politik shqipetar thene shkurt ka qene i gjithi i zhvendosur majtas,
shume majtas, ku e djathat shqipetare aktuale berishiane i perket qendres se
majte ne realitet. Por ka edhe elemente (parti) te cilat kohe pas kohe kane
deshmuar se nuk mund te qendrojne ne kete dizekuliber te trasheguar nga nje e
majte ekstremiste totalitare e diktatoriale e cila kishte formuar ne bazet e
shkollave te saj per filozofine komuniste lideret e deri tanishem te spektrit
shqipetar perfshire edhe te atij te djathte. Pra nuk mund te mos kuptohet lehte
perseja e ketij ç'ekuilibri dhe idiotizmi te deritanishem ne politiken
shqipetare ne pergjithesi dhe ate te te djathtes se saj ne veçanti. Duke pasur
parasysh se politika shqipetare kerkon nje ridemnsionim te pakten te arrijne
standardet minimale te filozofise politike nderkombetare sidomos e djathta
shqipetare e cila duhet te pakten centralizuar perpara se te shohe te kaloje
djathtas, duke filluar me luften kunder klanit berisho-topallian e duke vazhduar
me larjen e hesapeve ne lidhje me matrapazlleqet qe kane bere ne kurriz te
integritetit gjeo-politik te Shqiperise.

Nga sa me lart koalicioni i mesiperm nuk mund te shihet kurre si non sens,
perkundrazi i me i domosdoshem se kurre. Jo vetem per nje centralizim "modern"
te politikes shqipetare e cila ne gji dhe themel ka akoma bazat komuniste
staliniane te mbrujtura prane institutit per studime te filozofise
marksiste-leniniste, por edhe per nje spastrim te manipulimit direkt te saj nga
elementet spiune te UDB-se dhe KGB-se qe levrojne ende ne te.

Detyrat e tij duhet te jene shume-fishe dhe jo vetem nje strategji politike per
te fituar zgjdhjet duke pare punen e nisur nga lidhja Chame dhe ngritjen e
sensibilizimit dhe interesit te mases saje kesaj pune.

Ne se brenda ketij koalicioni ka elemente te cilet shohin si lidhje koalicioni
vetem nje aleance te mundeshme me berishizmin, kjo do te thote se ky koalicion
ka nevoje per spastrime dhe lavazh nga brenda.
Berishizmi, Nanoizmi, Ram-izmi, Veliaj-izmi, Dule-izmi, Muhedin-izmi, duhen
luftuar dhe vetem luftuar. Keta elemente kane sjelle vetem shkaterrim dhe
shitjen e politikes dhe gjeo-integritetit te Shqiperise.


Eshte koha per ndryshim : Shqiperia ka nevoje per ndryshim

Jane pikerisht Berisho-topallizmi, Ram-izmi, Veliaj-izmi, Nano-izmi, ata qe duke
dashur te mbi-jetojne ne eren e Bashkimit Mbare Shqipetar, po duan te kopjojne
ne menyren me te shemtuar te mundeshme politiken boterore e sidomos ate te
Obames e te therrasin se e duan dhe e perkrahin ndryshimin. Por xhonglere te
tille te cilet nuk dine te dallojne shapin nga sheqeri s'munden te dallojne
kurre se cili ehste ndryshimi i vertete qe do politika shqipetare per sa kohe
jane vete ata te cilet me servilizmin dhe pa-aftesine e tyre po shesin çdo meter
katror te Shqiperise. Po Shqiperia dhe shqipetaret sot e duan ndryshimin me
shume se kurre, duan ate ndryshim qe prej shekujsh nuk po ua ofrojne servilet
dhe tradhetaret, spiunet dhe shkjajte qe e shiten dhe po e shesin. Duan
ndryshimin e madh, Bashkimin e Shqiperise, ate bashkim qe keta servile nuk ia
kane ofruar deh as nuk do t'ua ofrojne.

Eshte koha dhe momenti vendimtar, pas pavaresise se Kosoves, politika shqipetare
nuk duhet te qendroje me e ndrydhur dhe indiferente siç e la Nano gjate luftes
se Kosoves me 1999-2000, dhe as me pas me Berishe-Fazlliç-Karamanlisin. Nuk
duhet qendruar fjetur, ne se ne keto zgjedhje nuk percaktohen forcat vendmitare
nacionaliste, atehere do te thote se drejtimi i vendit do te mbetet ne duart e
spiuneve dhe biznesmeneve te çeshtjes kombetare, te atyre qe duhet te priten per
edhe 4 vjet te tjere te shesin ate pak qe i ka mbetur Shqiperise.


Ky eshte spektri politik aktual shqipetar, i cili nuk duhet pare me me orintime
majtas apo djathtas por me orientimin jashte apo brenda Sqhiperise, se fundja
spiunet nuk e kane vendin per te qendruar brenda por jashte dhe duhen zbuar. Pra
ne nje ndarje te tille te spektrit politik do te mund te dallohen te majtet qe
qendrojne ne kahun e brednshem dhe ata qe qendrojne ne kahun e jashtem, po
keshtu do te mund te dallohen edhe te djathtet qe qendrojne brenda dhe ata qe
qendrojne jashte.


Me koalicionin e duhur ne Pol fiton Shqipetaria

Problemi qendron se ne Shqiperi edhe ato pak parti qe jane me kombetare kur u
duhet te bejne koalicione per fitore zgjdhjesh ne plan te pare, harrojne dhe
zvanitin me interesa te ngushta apo te gjera çeshtjen primare ate kombetare. Ne
kete menyre jo vetem qe jane te pa-afte te formojne dhe te shpjegohen perballe
elektoratit te tyre te djathte apo te majte, por nuk dijne as vete se si t'i
hedhin hapat politike per sa kohe politika e tyre eshte thjesht nje kopje e asaj
te huaj, por nje kopje e shemtuar ama. Pasi ne se politika e vendeve te huaja qe
mundohen te kopjojne duke filluar nga ajo amerikane, ka ne plan te pare
Integritetin Gjeo-Politik e tokesor, pra se edhe Obama nuk do te mund te
qendroje ne ate post ne se shet interesin amerikan, pra interesin e atdheut te
tij (pa marre parasysh origjinen, pasi ai eshte i detyruar te punoje per
Ameriken, ndryshe e çojne ne Kenia per te punuar per Kenian).

Pra per sa kohe dordolecet e politikes shqipetare nuk kane arritur te kuptojne
sa u shpjegua me lart, natyrisht do te presim qe Rama t'u jape çelesa te tjere
serbeve, Berisha te vazhdoje me me shume Fazlliçe dhe Karamanlise, Veliaj te
vazhdoje me profesoret greke te mbeshtese manovrat filo-helene-serboide ne
Shqiperi. Do te presim qe elektorati te kerkoje nje zgjidhje te cilen asnjeri
nuk mund t'ua ofroje dhe as shpjegoje zgjidhjen te cilen nuk e dine por thjesht
kerkojne thithjen e elektoratit ne emer te Lirise dhe zgjidhjene interesave te
ngushta.

Koalicioni pas - zgjedhor i koalicionit duhet te jete vetem me LSI-ne per sa
kohe PS ka nevoje per spastrim nga elementet e infiltruar. Bile koalicionin me
LSI-ne ta bejne qe per zgjdhjet dhe te mos e lene per pas zgjdhjeve.

Poli i Lirise nuk duhet pare si nje strategji politike e dajthte, por si nje
nevoje e vertete per Liri Kombetare, dhe per sa kohe Atdheu eshte Mbi te Gjitha
ai nuk duhet te kete ngjyrim politik.

Fundja Poli i Lirise mund te shihet si nje strategji tranzitore per te eleminuar
elementet tradhetare ne krye te forcave kryesore politike dhe per t'i dhene
politikes shqipetare te te dy kaheve ate liri qe nuk e ka pasur as me Nanon dhe
as me Berishen.

Per sa kohe qe politika shqipetare gjate gjithe ketyre viteve eshte dominuar nga
politike-berja e PBDNJ dhe parlamenti grek e serb, pavaresisht kahut politik ne
pushtet, keto parti kane ne kasten e tyre pikerisht elemente te tille, kunder te
cileve duhet te ngrihet Poli i Lirise.

Ndaj Lidhja Chame i ben thirrje PDK, PR, PSHD qe te bashkohemi ne Polin e Lirise
per Lirine e atdheut. Gjithashtu i bej thirrje edhe LSI qe t'i bashkohet ketij
grupimi qofte me nje aleance per zgjdhjet qofte me premtimin e hapur per aleance
pas zgjedhore.

Elektorati shqipetar ka nevoje per zgjidhje te problemit me akut te gjithe
ketyre viteve, lirine kombetare dhe zgjidhjen e problemeve te tjera me
dimensione brenda kufijve shqipetare, ate te pronave etj. Por edhe problemi i
pronave nuk duhet pare i ndare nga zgjidhja e çeshtjes kombetare per sa kohe ne
te mpleksen "pronare" me prona te trasheguara nga pushteti otoman apo
serbo-grek.

Poli i Lirise nja Alternative e re per Fitore Kombetare

Natyrisht qe grupimet ne kete pol jane te ndryshme ashtu sikurse edhe
sipermarrja politike qe ai perfaqeson eshte pak me shume se interesat e ngushta
te Berishe-Fazlliçit apo Rame-Veliaj-serbofileve.


Ish-të përndjekurit politikë : shanset e zgjidhjes se problemeve te tyre do te
rriten me largimin nga spektri politik i elementeve serbo-greke-komuniste te
cilet kane hegjemonizuar politiken e deri tanishme shqipetare.


Ish-pronarët : njesoj si ish-te perndjekurit, vetem se me nje ndryshim te vogel
ata qe i kane pronat nga pushtimet greko-serbe dhe otomane, nuk i meritojne ato
pasi u jane grabitur bashke-atdhetareve te tyre saje sherbimeve te caktuara qe
ata u kane bere atyre.


Nacionalistët : ata duhet t'u perkasin te gjithe spektrit politik te majte dhe
te djathte, pasi çeshtja kombetare nuk ka kah dhe as parti, si Berisha, Rama,
nano dhe pinxhoja Veliaj kane demostruar se nuk duhet t'i perkasin politikes
shqipetare.

Aspiruesit e doktrines dhe arrivistet: duke qene se Poli duhet te thithe si te
dajthtet edhe te majtet, natyrisht qe çdo grupim brenda tij duhet ta gjeje veten
te lire te aplioje doktrinen e tij per periudhen pas zgjdhore ne kuadrin e
formacionit politik qe i perkasin. Pavaresisht se iniciatoret ishin ca te
djtahte te pa pelqyer nga Berisha, Poli nuk duhet te mbetet nje mjet ne duart e
tyre per interesa personale te ngushta ne te kundert ata nuk do te mund te
fitojne kurre.

Diversionistët : kolona berishiane deri me tani per sa kohe Poli eshte i
djathte, duhet te hiqen e largohen nje ore e me pare per sa kohe bejne rrolin
dhe politiken e sipuneve.

Poli duhet t'i largohet politikes se deri tanishme per berjen e votave duke iu
perkushtuar me te vertete çeshtjes kombetare dhe duke dale haptazi dhe prerazi
kunder : berishizmit,ramizmit, nanoizmit, velijizmit, duleizmit.

Formacioni i Polit duhet te marre permasat e duhura te nje çeshtjeje kombetare
me PDK, PR, PSHD, Lidhjen Chame dhe duhet pare koalicioni me LSI-ne se para apo
pas zgjdhjeve.


Per nje Liri Kombetare sa me te Shpejte dhe me shumice votash.