HUMBËSIT SPEKTAKOLARË

HUMBËSIT SPEKTAKOLARË

Nga : Edlira Xhemo

Paris, më 29 korrik 2009


Kushtetuta e Shqiperisë, Pjesa e Parë : Parimet Themelore, Neni 9 pika 2 :

« Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore,fetare,krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas ligjit.»


E fillova këtë shkrim pikërisht me këtë paragraf të Kushtetutës së Shqipërisë për të shqyrtuar pragmatizmin e duetit Berisha-Topalli,të cilët kanë më shumë se një mandat që bëjnë thirrje publike për vrasje, kujtoj me këtë rast deklaratën e Topallit në televizonet shqipëtare për zgjedhjet elektorale 2005 drejtuar përfaqësuesve socialistë ku shprehimisht kjo «zonjë» është shprehur : «ne do të kishim bërë mirë t’jua kishim veshur me plumb ballit !». A mos ndoshta kjo mostër e pafytyrë e politikës shqipëtare është mjaftuar me kaq ? Aspak jo, dhe këtë e vërtetuan edhe zgjedhjet 2009, ku përveç shpifjeve dhe mashtrimeve publike, Topalli edhe ka bërë thirrje për vrasje ashtu siç edhe i realizoi dhe këtë e dijmë mirë të gjithë.


Le t’i kujtojmë shtetit shqipëtar se : zbardhja e vrasjeve të muajit të fundit (maj-qershor) 2009 elektoral do të definitizojë edhe më mirë figurën e «kreut» të deri-djeshëm të organit më të lartë vendim-marrës. Por shkeljet e kësaj kre-je nuk mbyllen me kaq. Le të kujtojmë se si zëvëndës kryetare e Partisë Demokratike, kjo «zonjë» është në dijeni dhe në aprovim të plotë me qëndrimet dhe kërkesat publike për koalicion të kolegëve të saj politikë siç është edhe rasti i thirrjes së Berishës ndaj PBDNJ apo edhe koalicioni konkret aktual me PDI, në një kohë që neni e thekson qënien e jashtë-ligjëshme të këtyre partive dhe programeve të tyre.


Po kështu duhet të shqyrtohet me po të njëjtin nen edhe aktiviteti me karakter rracor dhe fetar i Partisë së Ballit Kombëtar duke marrë si shembull jo vetëm shkrimet rraciste dhe me karakter fetar të krerëve të tij por edhe ato të aktivistëve të tjerë të tija qoftë edhe nëpër forume internetike, duke rrezultuar si aktivitet i jashtë-ligjshëm dhe anti-kombëtar.

Pra në një kohë që politikani që okupon postin e Kuvendit Popullor apo atë të Kryeministrit apo që dëshiron të okupojë ndonjë nga këto poste vërtetohet se shkel kushtetutën a duhet lejuar më ta okupojë këtë post ? A duhet lejuar më ky person të marrë më pjesë në jetën politike të vendit ? Po kolegët e tyre të tjerë të cilët i kanë fituar mandatet si rrejdhojë e së njëjtës politikë zgjedhore të partisë ku aderojne, me dhunë dhe vrasje a duhet të konsiderohen si mandate të vlefshme ? Natyrisht që jo.

Po i njëjti nen përkufizon edhe aktivitetin e jashtë-ligjshëm të partisë së Legalitetit të cilin do ta shqyrtoj pak më poshtë.


Në të njëjtën mënyrë duhet marrë në shqyrtim edhe koalicioni i majtë i PS me PBDNJ. Për sa kohë një parti si ajo socialiste njeh dhe bën koalicion elektoral me një parti të jashtë-ligjshme a duhet t’i njihen mandatet e deputeteve të saj si të ligjëshme në një kohë që politika e saj koalicioniste është e jashtë-ligjëshme ?


Në përfundim të këtij paragrafi rrezulton se mandatet e fituara gjatë këtyre zgjedhjeve elektorale në Shqipëri janë tërësisht të jashtë-ligjëshme dhe natyrisht në kundërshtim me nenin e sipërpërmendur të Kushtetutës. Pyetja që shtrohet me këtë rast është : a duhen lejuar këta «fitues mandatesh» të okupojnë sesionin e ardhshëm të Kuvendit Popullor ?


Në vazhdim të spektaklit të fushatës elektorale 2009 menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve Berisha vrapoi të përuronte një «monument» në Mat, për një « figurë politike » siç është ajo e Ahmed Zogut. Pa dashur të futem në strategjinë gjeo-historiko-politike të Zogut, po përqëndrohem tek fakti i mirënjohur tashmë nga të gjithë se Zogu në momentin e largimit nga Shqipëria ishte pjesë e koalicionit nazi-fashist, dhe se vrapin e ndali pikërisht në Greqi, tek miku i tij Mbreti rracist dhe Nazist i Greqisë. Pavarësisht se leje-qëndrimi në Greqi Zogut iu dha vetëm për 3 ditë, kjo nuk erdhi nga dëshira e Zogut por nga një vendim i Mbretit të Greqisë që ia komunikoi nëpërmjet Gjeneralit Fashist Rracist Metaksa, megjithë se po të ishte për Zogun ai dëshironte që ekzilin e tij politik gjatë fillimit të luftës italo-greke, ta bënte në Greqi dhe jo Itali. Përveç faktit se një aktivitet i tillë është i jashtë-ligjshëm dhe anti-kushtetues për partitë, koalicionet politike dhe politikanët që e përkrahin, ai përbën edhe tradhëti kombëtare, në një kohë që fillimi i luftës italo-greke u shënua me fillimin e spastrimit etnik çam nga masakrat genociduese të grupeve para-militare të Gjeneralit Napoleon Zerva nën komandën e Gjeneralit Metaksa dhe Mbretit të Greqisë.


Pra akti dhe vendim-marrja si dhe zbatimi i një veprimi të tillë politik të partive të koalicionit të PD-së po ashtu nga sa më sipër edhe të PS-së, përbën edhe një herë jo vetëm një veprim të jashtë-ligjshëm por edhe tradhëti-kombëtare.




Kushtetuta e Shqipërisë, Pjesa e tretë: Kuvendi, Pika 3.2 , Kreu II: Deputetët, Neni 68, Pika 2 :

Rregullat për caktimin e kandidatëve për deputetë për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i zonave zgjedhore dhe kushtet e vlefshmërisë së zgjedhjeve rregullohen nga ligji për zgjedhjet.


Para dy ditësh KQZ bëri publikimin zyrtar të rrezultateteve finale të zgjedhjeve nga KQZ, ku koalicioni i PD-së kishte fituar vetëm 70 mandate. Me këtë rast dje Berisha në një deklaratë publike të botuar edhe nga mediat shqipëtare deklaroi se Kushtetuta nuk e lejoka të mbahen zgjdhjet e para-kohëshme. Duke kujtuar ligjin per zgjedhjet pa harruar t'i rreferohemi edhe kushtetutes, ne nje kohe qe votat e zgjdhjeve u manipuluan qe nga kutite e votimit deri tek numerimi, rrezultati nuk mund te quhet i vlefshem e duke iu shtuar edhe faktit se Berisha nuk e arriti dot numrin 71, do te na duhet t'i kerkojùme Berishes qe te mos kerkoje te na shese sapunin per djathe.



Kushtetuta e Shqipërisë, Pjesa 2.2, Kreu II : Liritë dhe të drejtat vetjake, Neni 41, pikat 2 dhe 3 :

2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me ¸cdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil.

3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publike.


Kushtetuta e Shqipërisë, Pjesa 2.5, Kreu V : Objektivat Sociale, Neni 59, pika 1

1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:

g ) mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare kulturore dhe kujdesin e veçantë për gjuhën shqipe.


Aktualisht Shqipëria po përballet çdo ditë e më tepër me debatin e ri-pronësimit tëi sh-pronarëve të shpronësuar. Duke mos harruar historinë Shqipëtare dhe duke kërkuar nga shteti shqipëtar që të bëjë të njëjtën gjë, duhet të kujtojmë se Shqipëria kaloi nga një sistem feudal i trashëguar nga pushtimi otoman në atë komunist, i cili shpronësoi pikërisht padronët « shqipëtarë » që ishin pasuruar në kurriz të historisë dhe të drejtës kulturore e trashëgimisë kombëtare, duke e shitur atë tek pushtuesit otomanë dhe tek një pushtet i huaj dhe i ndryshëm nga sovrani shqipëtar. Në këtë kontekst pyetja shtrohet : a duhet t’u njihet e drejta e pronës pasardhësve të të pasuruarve të tillë ?


Në këtë kontigjent nuk duhet të harrojmë se bën pjesë edhe trashëgimtarët dhe ndjekësit e tëi sh-vetë-deklaruarit mbret, Ahmed Zogut. Po në këtë kontigjent duhet futur edhe komuniteti arvanit i ardhur në Sqhipëri gjatë pashallakëut të Vrionëve, dhe që u quajt nga Porta e Lartë si minoritet grek. E me gjithë se nga bazat historike të asaj kohe, ky komunitet i përkiste një shtrese shumë të varfër argatësh arvanitas, pa asnjë pronësi në Shqipëri deri në hyrjen e komunizmit, aktualisht politika shqipëtare po përballet me dy fakte kyçe të kësaj aventure historike të këtij grupimi migrator :

  • Sajë nxitjes, presionit dhe ndërhyrjeve të agjnturës greke ata në një aspekt historik duajnë të ruajnë trashëgiminë gjeo-politike të lënë pas nga strategjia pushtuese otomane e cila i quajti grekër,

  • Dhe në një hap të dytë të aspektit historik ata duan edhe të paraqiten si autoktonë grekër, në një kohë që janë arvanitas dhe autoktonë të kombësisë shqipëtare.


Mos njohja e pronave për të cilat deklarohen këto kontigjente do të thotë se në rradhë të parë shteti rrespekton kushtetutën nëpërmjet realitetit të pa-mohueshëm historik, kulturor dhe gjuhës shqipe.


Pra çdo rraprezalje tjetër duhet të konsiderohet si e jashtë-ligjëshme dhe me këtë rast duhet të merren masa.


Si perfundim rrezultati i zgjdhjeve 2009 eshte po aq i jashte-ligjshem sa pretendimi per fron i Zogisteve.