Ceta Cameria dhe pabesia e Enver Hoxhes !

Ceta Cameria dhe pabesia e Enver Hoxhes !

Nga : Arber Thesproti

07 maj 2009

Ceta Cameria ka qene formacjoni i pare luftarak ne Jug te Shqiprise. Ajo u krijua me 2 shkurt 1943 ne fshatin Markat te rrethit te Sarande dhe ishte berthama e pare e grupit te katert partizane te zones se pare operative Vlore-Gjirokaster. Me mbrapa ky formacion mori emrin brigada e 19 sulmuse. Ditet e para te krijimit te saje, ceta Cameria kishte ne rradhet e saje 50-60 veta dhe me vone ky numer u rite ne 350. Shumica e luftetareve dhe komandanteve te ketij njesiti luftarak, ishin nga Cameria, kurse nje pjese e vogel nga Delvina dhe Kurveleshi. Komandanti dhe krijuesi i cetes partizane Cameria ishte patrioti cam Haki Rushiti. Aktivitetet luftarake te Cetes Cameria kunder okupatorve italo-gjermane mbulonin gjith Jugun e Shqiperise. Disa nga aksionet luftarake me ne ze te kesaj cete, ishin lufta per marjen e postave ushtarake te Sopikut dhe Sminecit ku te gjithe karrabinjeret italjane u dorzuan dhe nga ta u zu nje sasi e madhe municionesh luftarake qe me vone do te kthehej ne bazen luftarake per rezistencen e famshme te Konispolit. Lufta e Konispolit ishte lufta me e ashper dhe me e pabarabarte, ku ceta Cameria me heroizem te pa shoqe i beri balle per me shume se nje muaj furiese Gjermane qe vinte nga Greqia dhe kerkonte te hynte nepermjet Qafe- Botes ne Juge te Shqiperise. Kjo lufte filloi me 5 gushte 1943 dhe vashdoje deri me 11 shtator 1943. Gjermanet ne perpjekje per te care rrugen e tyre drejte Jugut te Shqiperise, vune ne perdorim te gjithe arsenalin e tyre luftarak. Nate e dite, per me shume se nje muaj, tanket dhe artileria e rende gjermane se pushuan zjarin e tyre kunder pozicjoneve te cetes Cameria Ne kete beteje te pa barabarte qe vashdoi dhe trup me trup u vrane me shume se 200 gjermane, kurse nga ana e partizanve te cetes Cameria ngelen te vrare 12 partizane dhe u plagosur 17 vete. Me mbrapa Shtabi i Pergjithshem me Enver Hoxhen ne krye e coptuan dhe shkermoqen kete informacion luftarak. I nderuan emrin nga ceta Cameria ne Thanas Ziko dhe me vone Lefter Talo . Komandatet e cetes si Haki Rushiti dhe te tjeret u ndoqen dhe persekutuan dhe si perfundim identiteti dhe perpjekiet e kesaj cete u shduken plotesishte.

E bera kete ekspoze te shkurter te aktivitetit luftarak te cetes Cameria, jo vetem per te qartesuar ate pjese te shqiptarve qe nuk kane dijeni per heroizmin e cameve ne luften e II boterore, por desha te tregoja dhe nje te vertete te madhe qe eshte fshehur qellimishte nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij komuniste. Dua te tregoje se; si Enver Hoxha dhe komunistet e shkateruan kete njesit luftarak, mohuan luften dhe sakrifucat per liri te cameve, duke aritur deri ne tradheti te plote dhe shitje te interesave kombetare. Po ..po… shitje te interesave kombetare shqiptare per hater te grekeve te liqe. Shitje te interesave kombetare tek greket e liqe qe Enver Hoxha te sundonte i qete e mos te shqetesohej nga greko-fanariotet. Placke e kesaj tregetije te pa ndershme dhe antikombetare mes Enver Hoxhes dhe grekeve, sigurisht u be Cameria tone dhe popullsia came qe u persekutua per 55 vjete me rradhe ne menyren me brrutale.

Gjithe egersia e pushtetit komunist qe u zbraze pa meshire kunder popullsise cameve, kishte nje burim, shkonte ne favor te dikujt. Dhe sic e dime te gjithe dhe nga historia jone e dhimbeshme, frytet e kesaj lufte vella-vrasese mes shqiptarve i korri te gjitha Greqia, idetiatorja e kesaj lufte te pa bese. Cameria u harua, popullsia came u perndoq dhe persekutu brrutalishte, kurse Enver Hoxha dhe regjimi i tij despotic, nuk u shqetesua asnjehere nga greket qe e lanete ate te lire te sundonte i qete per 55 vjete te gjata.

Kontrolli i cetes Cameria dhe shperberja e saj, nuk qe e rastesishme, por e programuar qarte nga Enver Hoxha dhe miqte e tij Jugosllave ne marveshje te plote me greket.
Nuk thomi ndonje gje te pa vertete kur pranojme se Partia Komuniste Shqiptare u themelua dhe udhehoqe nga Jugosllavet dhe lideret e saje faktik ishin antishqiptaret sllave, serbi Dushan Mugosha dhe malazezi Milidan Popovici. Vija politike dhe direktivat e saje Partia Komuniste Shqiptare i mirte nga “Boshti i Djallit”, nga boshti obskuratist Ruso-Serbo-Greke. Historikisht, plaget me te medha, gjakderdhjet me te medha, shqiptaret i kane pesuar nga ky bosht i se keqes. Aleanca e obskuratizmit bizantine ne shqiptarve na ka bere demin me te madhe, na ka coptuar dhe gjakosur per shekuj te tere. Ketu e ka burimin dhe lufta e pa bese e Enver Hoxhes dhe shokeve te tij komuniste kunder Camerise dhe popullsis se saj martire. Nepermjet Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit, Enver Hoxha mirte orjentimet se si te vepronte, ke te godiste dhe ke te asgjesonte. Serbi Dushan Mugosha ishte orakulli i Enver Hoxhes dhe Shtabit te Pergjithshem, ishte nderlidhesi mese Athines dhe Tiranes, ishte truri dhe ideatori i platforms politike antikombetare kunder Camerise dhe patriotve came. Enver hoxha si nje sherbetor besnik i “Boshtit te Djallit” e vuri ne zbatim kete platforme antishqiptare te sugjeruar nga miqte e tij Jugosllave dhe me 12 Marse te vitit 1944 nisi zbatimin e goditjes perfundimtare kunder Camerise dhe popullsise se saj martire. Ne letren qe do te lexoni me poshte, shifet fare qarte kjo platforme anti-kombetare dhe anti-came. Ne kete leter porosi sekrete, Enver Hoxha i drejtohet Shtabit te Zones se Pare Operative Vlore- Gjirokaster dhe u jepe porosite e para te “Boshtit te Djallit”. Sugjeron se si duhej te veprohej kunder Camerise dhe popullsise se saj qe me vone po i pregatitej nje kasapane e pa pare ndonjehere mes shqiptarve.

Ja dhe letra qe dokumenton tradhetine e Enver Hoxhes dhe shokve te tij komuniste :

-12 Mars 1944-Udhezim i Shtabit te Pergjitheshem dhe i Komisarit Politik Enver Hoxha drejtuar Zones se I Operative Vlore-Gjirokaster ne lidhje me terheqien e misjonit Anglez per te mos prishur rrugen Sarande-Vlore, per organizimin e brigades se VIII- S, si dhe me punen qe duhet te bejme me popullin cam ne “Camerine e jashteme” (keshtu e quan Camerine e okupuar ki derdimen i pa cipe)…Cameria eshte me rendesi te posaceme per luften tone. “Cameria e jashtme” mund te behet nje thike per kurizin tone. Ajo mund te behet nje ure bashkimi per te dy popujt tane(greko-shqiptare) ose nje faktor qe mund te sabotoje bashkepunimin e dy popujve tane fqinje. Ne “Camerine e jashteme” Ju ne lidhje me regjimentin 25 grek mund te futeni ushtarakishte per propagande dhe agjitacione, te ngrini popullatat shqiptare ne luften kunder armikut te njejte qe eshte gjermani okupator dhe luftetaret shqiptare came te organizojne cetat e tyre dhe te vihen nen komanden e shtabit te ushtris clirimtare greke. Tu shpjegohet popullatave te “Camerise se jashteme” (shikoni se sa here e perserite fjalen “Camerise se jashteme”) se lirine ata do ta fitojne vetem duke luftuar me armet qe kane ne dore, ne luften e paprere qe do te bejne kunder okupatorit gjermane dhe ne bashkepunim te plote me luften nacionalclirimtare greke, e me ndihmen qe do tu jape lufta nacinalclirimtare shqiptaret, neser do te jene te lire te vetevendosin per fatin e tyre. Te ndihmojme nga ana tjeter “camet e jashtem” me shoke qe punojne ne terren, por te ruhemi e mos te dergojme njeri qe te “mos dije vijen politike” dhe te na ngateroje ceshtien e minoriteteve qe eshte sa delicate dhe e koklavitur. Shokeve greke tu japim te kuptojne dhe atyre rendesine e punes ne ate sektore, ne menyre qe edhe ata te kene parasysh se Cameria e jashteme mund te behet nje rezike si per ne ashtu edhe per ata. Nuk duhet te haroni Rezomen e Delvinen. Prezenca e armikut ne ate sektor mban gjalle reaksionin e Rezomes. Ky reaksion nga pozita gjeografike ku ndodhet, ka mundesi te bashkohet sot dhe neser me reaksionin came dhe te na nxiere telashe. Nga ana tjeter Rezoma lidhet me qafen e Skerfices, ne zonen e Kardhiqit ku kemi element reaksioni dhe kusar te cilet hiqen sikur jane me ne pse kemi forcen, por ne nje situate me pak te favorshme per ne, mund te mobilizohen prej kundershtarve ose prej te huajve. Kijeni parasyshe kete gje dhe mos harroni qe batalionet partizane te punojne politikishte ne ato rrethe dhe te bejne gjithashtu dhe mobilizimin”.

V.F.L.P.
Komisari Politik Enver Hoxha. .

Gjithmon kam pyetur veten: Si ka mundesi qe Ceta Cameria nuk pati mundesi ti vinte ne ndihme vellezerve te tyre came qe u persekutan kaq barbarisht dhe pabesishte nga krrimineli Napolon Zerva dhe greket e liqe?! Kush e pengoje kete Cete?! Perse Enver Hoxha dhe regjimi i tij komunist i persekutoi camet ?! Perse kjo merri kaq e madhe e regjimit komunist kunder kesaj popullsie martire?! Dhe ja….. sic e shifni dhe vete, enigmat e mia u qartesuan plotesishte pas leximit te kesaj letre porosi te Enver Hoxhes qe me vone u kthye ne nje platforme politike kunder Camerise dhe cameve. Si perfundim, ja kush e shiti Camerine tone, ja kush e pregatiti kete tradheti te madhe, ja arsyet e persekutimit te cameve, ja se kush e ndaloi Ceten Cameria tu vinte ne ndihme vellezerve te tyre came, ja dhe arsyet e shdukjes se identitetit te cetes Cameria dhe shperberjes se saje. Ja kush e “haroi” dhe fali Camerine ne dore te grekeve. Fatkeqesishte e njejta politik anti-kombetare dhe anti-came po vashdone dhe tani nga qeverite e ndryshme shqiptaret.

Ps: Letra e Enver Hoxhes eshte mare nga libri i z.Albert Kotinit “Cameria Denoncon”.

Shtese Nga : Moderator Lidhja Chame :
http://www.cameria.page.tl/Batalioni-Çameria.htm?PHPSESSID=97ec974e8d45ceed3259fb60e424bba1

http://historiashqiptare.wordpress.com/2009/05/03/grupi-iv-cameria/

http://groups.yahoo.com/group/tschameria/message/14800

Dega e blertë (Tregim)

Dega e blertë (Tregim)

Nga Namik Selmani

07 maj 2009

Trageti i linjës Bari-Gumenicë si zakonisht në ditët e qershorit ishte mbushur plot e për plot. Nuk ishte e vështirë që të dalloje se në të kishte kryesisht turistë italianë që zbrisnin në tokën helene në një ritual gati të përvitshëm për të takuar disa ditë brigjet e bukur ku gjelbërimi i brigjeve dhe kaltërisa e magjishme e detit të dehte e të mbetej në kujtesë për shumë shumë kohë. Deri atëherë kur këto brigje nuk ishin shfaqur ende vëllezërit Besniku dhe Armandi që ishin duke folur dhe duke diskutuar për atë që do të kalonin. Por…një heshtje e rëndë nisi të godiste fjalët, mimikën. Vetëm sytë, sytë e tyre rinorë duket sikur ishin hapur edhe më fort. Sot ata duhet të shikonin jo vetëm për vete, por edhe për baba Fadilin, edhe për nënën e tyre, edhe për miqtë që kishin 15 vite pa i parë, edhe për gjyshen, edhe për të vdekurit që kishin ikur nga jeta….

Kësaj radhe po fliste Çamëria, malet e saj. Po flisnin gurët që po i përfytëronin se si do të kenë qenë pa gjakun e gjyshërve të tyre aripiciotë, voliotë, margëlliçiotë në ato vite të rënda të genocidit grek. Akoma edhe sot e kësaj dite do të jenë të gjakosur nga ai gjak që ishte derdhur në ato ditë ,- mendoi Besnuku.- ndërsa po afroheshin edhe më shumë në brigjet e Gumenicës..Gurë makbethianë, thuaj. Shumë më të gjakosur se pamja fantazmagorike e Ledit Makbeth, që kishte në duart e saj të bardha hijen e një krimi qoftë edhe mbretëror. Tashmë te sytë e te fjalët e tyre futeshin në të njëjtën kohë gurët fjalët, gjyshja, 15 vitet e larguara nga familja. Ishte më tepër se Doruntina e baladave gjyshja e tyre Hafize. Një Doruntinë moderne. E prekeshme në fjalët që ajo thoshte. Në amanetet e saj që i thoshte dhe i përsëriste për ditë edhe në moshën 97-vjeçare. Me ca koca të bardha si një qerpik i bukur, i thinjur. Të vogëlza si një koce e vogël e një vashëze që sa ka filluar t’i lidhë njëra pas tjetrës…Në ditënetët e saj jermiane ajo thërriste Niku….Sokol…Mandi….Nik….Ma….Soko….Dy prej tyre ishin në Itali dhe njëri, Sokoli ishte në Amerikë. Kurbeti i kishte dërguar larg djeltë e djalit të saj, Fadili Serjanit. Larg , Shumë larg . Aq sa ishte lodhur duke i kërkuar. Ishte lodhur duke parë nga deti se mos vinin e ta takonin përsëri…



.Niku e Mandi shihnin brigjet e Çamërisë. Ca brigje të trëndafiltë. Pa asnjë mjegull. Sikur të ftonin të notoje jo në në detin e kaltër, por në ajrin e saj, në atë det me dallgëzim ullinjsh që ishiu të panumëruar. Kishin dëgjuar nga baba Fadili se dikur të parët tanë dërgonin në Bari e në portet e tjera italiane ullinj e vaj ulliri, dërgonin lëkurët e kecave e të qengjave të shëndetshëm, të ushqyer me malën e gjërit e që kërkoheshin shumë nga fabrikantët e Italisë. Dërgonin mjaltë e djathë të shijshëm që asnjë ditë nuk mbeteshin të pashitur në dyqanet me drita të Evropës..Dërgonin pajat e bukura të qëndisura nga gjyshet e thinjura e të papërtuara për princërit e Evropës, të Milanos, të Venecias e të Firences e më larg, shumë më larg…Merrnin që andej basma me ngjyra të ndezura, merrnin vegla pune . Të dy djemtë-vëllezër të tragetit ishin pak më ndryshe nga të tjerët . Kishin me vete vetëm nga një çantë të vogël me rroba e një vend të boshtë ku do të plotësoni amanetin e gjyshe Hafizesë. Fjalët e saj në telefon i dëgjonin gati për ditë. Nuk mundën që të vinin dot në varrimin e saj . Nuk mundën, por amaneti i saj i godiste kaq fort.

-Dëgjoni, more djelm, ju pastë e ju tha nana! Të më shkoni në Arpicë ku kam lerë u.Të më ndaloni te kodra e madhe e mbuluar me ullinj të vjetër e të më merrni nga një degë ulliri. Edhe një grusht me dhe të më merrni nga buhari me zjarr të shuar . Po vdiqa para se të vini, ju të m’i vini në varr. Zoti s’do të ma tresë dheun që do më hedhin pa patur ato degë ulliri… Puna, kurbeti, pëllumbat, deti me dallgë, një pamje e gjelbëruar me ullinj, gjyshja, zërat e telefonave, të copëzuara nga dhimbja nga loti, nga heshtja ku fjala është më e fortë, duar që s’gjenin dot vend ku të futeshin nga dhimbja e emocioni..O, sa shumë kishin mësuar atje në kurbet djelmtë!

E sërish gjyshe Hafizeja duke potisur lulet me ngjyrat e tyre të panumëruara në atë shtëpi afër Skelës ku kishe kaq shumë lule. Lule të marra me fara edhe nga Çamëria.. Lulet shumë herë në pranverë ua vinte në duar djelmve të vegjël. I vinte gjyshja e irë ashtu trupkërrusur duke kënduar nënë zë këngët e bukura që kishte sjellë me vete që kur kishte ardhur në Vlorë: “ del hëna ka mali/llamburit shtëpia/ja s’del në penxhere/të lëftë Perëndia. Kur donin të luanin në një oborr afër Skelës në Vlorë, iu jepte nga një copë bukë. Iu radhiste edhe ca purteka të florinjta me këngë që vetëm ajo e dinte se çfarë vargjesh kishin, që i këndonte ëmbël nënë zë për vete, për djemtë, për mysafirët, për të gjithë…Vetëm ajo e dinte se si t’i ujdiste fjalët e çdo kënge..Vetëm ajo dinte se si t’i mbante në gojë si mbante në furkën e vjetër bashkat e leshit që thurte triko dhe çorape për nipërit e mbesat kur ata të kishin ftohtë.

Të futur në rrëkenë e madhe njerëzore që po zbriste nga trageti luksoz djemtë ishin sa të qeshur, por edhe kaq hijerëndë. Pasaporta italiane e vitit 2008 ajo veshje plot sqimë, ajo gjuhë e kulluar e vendit ku ata kishin shkuar dhe kishin jetuar jo pak po rreth 15 vjet, nuk të jepte aspak mendimin se ishin djem nipër të këtyre trojeve të Çamërisë. Arpica e babait të tyre, e gjyshes Hafize nuk ishte shumë larg Gumenicës dha ata mezi po prisnin rastin që të shkonin atje. Në një lokal luksoz ku u futën për të pirë një pije freskuese. Nuk dinin greqisht e i duhej që ta nisnin nga gjuhët e huaja që kishin mësuar në tërë ato vite. Kërkonin të gjenin edhe një njeri paksa të moshuar që e njihte mirë zonën e tyre ku do të shkonin. Takuan një të moshuar dhe pas përshëndetjes së rastit nisën ta pyesnin: “A di anglisht? “

Plaku qëndronte gati i nemitur. I qetë. Pa asnjë përgjigje. Shpesh edhe duke hedhur sytë nga deti. Mondi ia ktheu në gjuhën italiane . _

-Zotëri, a dini italisht?

Sërish heshtje. Përshendetja në gjuhën frënge që i ndihmoi të nisnin bisedën me të i nervozoi pak djemtë, edhe pse plaku nuk kishte asnjë faj. Po mundohej e po mendohej njëkohosisht shumë. Diç do të kenë këta djem, përderisa gati po e përkëdhelnin me aq dashuri me ca sy tërë ngrohtësi që i dukej se i kishte parë shumë herë në ditët e jetës së tij në këto vise që kishte dekada që i kishte shkelur, por që akoma nuk po merrej vesh se ç’thonin e se ç’kërkonin.

- Po në çfarë gjuhe flet ky burrë ? – i tha Besniku vëllait të tij Mondit në gjuhën shqipe.

Plakut i çeli fytyra përnjëherë . “Djemtë e mirë të Evropës qënkan shqiptarë“ –do të ketë menduar plaku në atë shikim dashamirës.

- Po flisni shqip, more djelm, U jam shqiptar. Veç greqishtes u di vetëm shqip. Vetëm shqip të flasim

Djemtë u lumturuan. Një sirenë miqësie i lajmëroi për nisjen e një miqësie të re midis tyre.

-Pse s’thua se jemi tanët, more xhaxha?- i tha Besniku dhe u afruan edhe më tepr me të. I treguan se pse kishin ardhur. I treguan për fisin e babait dhe të gjyshërit e tyre. Plaku i njihte mirë. Ishte paksa moshatar me shumë nga ata njerëz që ata ia kujtonn me emra.

_ I njoh, more djem, i njoh. Ua di se ku i kanë patur shtëpitë e tyre. Ullinjtë. Krojet. Luturvitë e ullinjve.

Nuk donin që ta lodhnin plakun. Mbase edhe ruheshin nga shteti që mund të vëzhgonte levizje e tyre në trojet e panjohura. Lotët që nisnin t’i rridhnin në faqet e rrudhura dhe mosha e thyer bënë që të mos e merrnin me vete, por i fiksuan mirë ato që ai thoshte .



Dhe shkuan te varret e Arpicës. Morën dy degë ulliri nga më të vjetrit e fshatit dhe e vunë në kutinë që kishin sjellë për këtë gjë. Varret e muslimanve ishin zhdukur dhe ata nuk panë asnjë varr të tyre. Menduan se ato do të jenë shkrirë në tokën e begatë që shtrihej pak metra larg Jonit. Morën edhe një gur nga pragu i shtëpive që ishin të rrëzuara, por muret akoma qëndronin në këmbë. Pas ak shkuan edhe në ol ku panë shtëpinë e gjyshes nga nana e tyre . Po realizoni edhe një tjetër dëshirë të pridërve të tyre



….Dhe u kthyen kësaj radhe në Vlorë. Gjyshe Hafizeja nuk i priti dot tek dera e shtëpisë së mbushur me lule. Kësaj radhe do të shkonin ata vetë te gjyshe Hafizeja. T’i dërgonin degën e blertë të ullirit dhe gurin e pragut që ajo s’e preku më që nga viti 1945. Sytë e mermeruar të gjyshe Hafizesë shikonin prapë nga deti. Kësaj radhe nuk kishin gabuar. Kishte 15 vjet pa i parë ishin kthyer më të bukur, më të rritur. Më të menduar. Në duar kishin degën e blertë të Çamërisë. Baba Fadili iu kishte thënë se në Arpicë kishte një fjalë të urtë se, nëse në një ditë mund të lëvizte nga vendi deti Jon, aherë mund të derdheshin fuçitë me vaj ulliri të Arpicës që mund t’ia zinin plotësisht vendin këtij deti. Kur të shkonin sërish në Itali, kishin ç’t’u tregonin shokëve, shoqeve, profesorëve, miqve të thjeshtë italianë, turistëve të shumtë që ata prisnin në atë vend ku kishin shkuar për atë vizitë. Pa u trishtuar aspak nëse ata nuk do ta besonin fjalën e tyre të mençur që ishte më se e vërtetë. Amaneti i patretur deri tani sot ishte i përtërirë. Ai grusht dheu në duart e tyre, ajo degë e blertë ulliri që u vu në varrin e gjyshe Hafizesë do’u kujtonte atyre aq mirë se nga kishin ardhur dhe se ku do të shkonin pas pak kohësh .

Në varr era e ngrohtë e majit përkëdhelte me mall degën e blertë dhe lulen e re që këta djelm e kishin mbjellë para pak ditësh.