Programi Elektoral i Lidhjes Çame 2009

Programi Elektoral i Lidhjes Çame 2009

http://groups.yahoo.com/group/tschameria/message/7399

Lidhja Çame është krijuar si një formacion i spektrit politik radikal me qëllimprimar mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjes çame dhe asaj kombëtare, në opozitë mete gjitha ato forca apo organizata e shoqata politike dhe jo-politike të cilatkanë demostruar deri më sot aktivitete dhe rrezultate pune anti-kombëtare.Në Lidhjen Çame janë bashkuar ata individë, që ndjehen të papërfaqësuar nëasnjë nga ato parti dhe grupime politike që pretendojnë se përfaqësojnëorganizime politike apo jo-politike për zgjidhjen e çështjes çame dhe asajkombëtare, që mbrojnë idealet dhe interesat e shtresave të caktuara të shoqërisëdhe parimet themelore te demokracisë.Zgjidhja e çështjes çame dhe asaj kombëtare me rrezultat Shqipërinë e vërtetë eNatyrale është ëndrra dhe objektivi ynë në themel të politikës sonë. Vlerat përtë cilat ne punojmë janë dinjiteti i etnikëve shqipëtarë brenda dhe jashtëtrojeve shqipëtare, vlerat e familjes shqipëtare, liria dhe përgjegjësia,drejtësia dhe ligji, solidariteti dhe besimi, zgjidhja e çështjes kombëtare nërespekt të plotë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut duke rrespektuarnë këtë kuadër edhe të drejtat e etnive të tjera fqinje me Shqipërinë Natyrale.Këto parime ne i bazojmë në vlerat e trashëguara nga demokracitë e lashtësisëIlire që janë shembull botëror, dhe që janë në themel të pluralizmit politikndërkombëtar, në shtetin e së drejtës , të drejtën e pronës private dheekonominë e tregut.Nevoja e krijimit të një aleance politike para-zgjdhore vjen në një moment kyçdhe vendimtar për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, në një moment kur dy forcatkryesore politike, që kanë qeverisur Shqipërinë në këto tetëmbëdhjetë vjet, kanëdëshmuar për paaftësi, klorrupsion dhe tradhëti ndaj Atdheut. Politika e këtyrepolitikanëve të vjetër dhe të të gjitha prurjeve të tyre ka dëshmuar dobësi dheshitje të interesave kombëtare, si rrjedhojë e paaftësisë së tyre.Shqipëria ka nevojë për një rigjenerim të thellë politik dhe moral. Shqipëriaka sot probleme serioze me ndërtimin e shtetit të së drejtës, ndërtimin einstitucioneve të pavarura, ndërtimin e një administrate shtetëroreprofesionale, të aftë dhe jopolitike ngritur mbi meritokracinë, ka ende tëpazgjidhur çështjen çame dhe atë kombëtare, ndërkohë që korrupsioni i lartë dhekrimi i organizuar mbajnë peng progresin e mëtejshëm dhe integrimin e vendit nëBashkimin Evropian.Partitë e vjetra në këto tetëmbëdhjetë vjet krijuan demokracinë e kryetarëve tëpartive dhe të klaneve të tyre, demokracinë e "klaneve të Bllokut" komunist tëUDB-së, duke dhunuar dhe uzurpuar liritë politike dhe ekonomike të çamëve dheato kombëtare, të ardhmen tonë evropiane.Në këto zgjedhje ne konkurrojmë përballë koalicioneve politike të grupuara rrethPD dhe dy aleancave socialiste, parti që sundohen nga mentaliteti i vjetërjodemokratik. Këto parti në këto tetëmbëdhjetë vjet nuk arritën të ndërtojnëtrupin dhe shpirtin e demokracisë tonë, nuk arritën të krijojnë një paktinstitucional midis qytetarëve të Shqipërisë për ndërtimin e të ardhmes së tyretë përbashkët, nuk arritën të konsolidojnë identitetin kombëtar për të zgjidhurnë vazhdimësi fluide çështjen çame dhe atë të bashkimit kombëtar.Lidhja Çame nuk është një krijesë formale, por organizatë e mirëfilltë politikejo-qeveritare, aktivistë, politikanë intelektualë dhe profesioniste të fushavetë ndryshme me kontribute të veçanta politike dhe qeverisëse me qëllim zgjidhjene çështjes çame dhe asaj kombëtare.Më 28 qershor dy koalicionet socialiste dhe koalicioni i PD nuk ofrojnëqeverisje për qytetarët, por për liderët, për rrethet e ngushta, ortakët ebiznesit, miqtë e familjen, duke harruar, korruptuar deh shitur idealinnacionalist për zgjidhjen e çështjes çame dhe asaj kombëtare.Lidhja Çame në koalicionin politik të strategjisë elektorale 2009 kërkon t'ujapë fund këtyre modeleve politike. Ne duam te krijojmë institucione te fortapolitike, sidomos një parlament te fortë, që garanton qeverisjen dhe identitettë mirëfilltë kombëtar, që merr e mban përgjegjësi.Lidhja Çame me aleancën e saj strategjike të zgjedhjeve 2009 synon të krijojënjë grup solid parlamentar të qendrës së djathtë, besnik me qytetaret, garanti shtetit ligjor, i stabilitetit, i demokracisë, i mbrojtjes se institucionevekushtetuese nga revanshizmi i emrave te veçantë të të djathtës e te majtës,përfaqësues i denjë i interesave të qytetarëve, si në planin e brendshëm, ashtuedhe në atë ndërkombëtar, më synim final zgjidhjen e çështjes çame dhe asajkombëtare.Ne kemi kërkuar koalicion me Aleancën Poli i Lirisë, duke u bërë koalicioni mëpërfaqësues i së djathtës evropiane, i frymës së dhjetorit 90 dhe i aspiratavepër një Shqipëri natyrale, në mirëqenie e të integruar.Me premtimin se ne e kërkojmë votën tuaj si pjesëmarrës në Polin e Lirisë për tësjellë ndryshimin real, deklarojmë ne jemi sot tribuna reale dhe e vetme që mundtë sjellim zgjidhje të çështjes çame dhe asaj kombëtare.Vota juaj për Lidhjen Çame në Polin e Lirisë është vota për zgjidhjen e çështjesçame dhe asaj kombëtare, në kuadrin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dheriformatimit të saj në permasat natyrore sajë mundësimit të bashkimit kombëtar.Gjë për të cilën sajë punës sonë dhe mbështetjes kombëtare ka filluar puna përrealizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve për të cilën ne angazhohemi se do tazgjidhim brenda vitit 2010.Vota për Lidhjen Çame në kuadrin e Polit të Lirisë është votë për garantimin evlerave themelore të demokracisë shqiptare, është votë për stabilitetin politik,është votë për interesat kombëtarë, është votë për reformat, votë për progresin,votë për zhvillimin ekonomik e social, votë për mirëqenien individuale të çdoqytetari, votë për bashkimin kombëtar.Inkuadrimi i Lidhjes Çame në Polin e Lirisë i jep zgjidhjes së problemit çam dheatij kombëtar përmasa kombëtare ku mund të angazhohen të gjithë shqipëtarëtedhe brenda kufijve të Shqipërisë, pa dallim krahinor apo fisnor, pa dallimfetar apo gjinor.Zgjidhja e Çështjes Kombëtare dhe Integrimit EuropianNë këto vite në politikën shqiptare janë vërejtur të meta të shumta, që kërkojnëriparim të menjëhershëm sepse korrupsioni, shitja e interesave kombëtare për hirtë interesave private, zvarritja e zgjidhjes së çështjes çame, fryrja dhemashtrimi në lidhje me problematikën e minoriteteve në Shqipëri, zvarritja eprocesit të Integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë, janë kthyer nëkarakteristikë të korrupsionit të politikës së Integrimit Euro-Atlantik tëShqipërisë.Për një shtet demokratik , një shtet të së drejtës, është me rëndësi forcimi iInstitucioneve, raportet, ndarja dhe pavarësia e pushteteve, kuptuar kjo mekontrollin e ndërsjellët dhe ekuilibrin midis tyre.Adoptimi i legjislacionit të BE ne te drejtën e brendshme pra përafrimi ilegjislacionit vendas me atë te BE-se nëpërmjet strukturave te duhuradiplomatike, është kushti themelor për zgjidhjen e çështjes çame, asaj kombëtaredhe integrimin evropian te Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj ne BE. Zbatimi iMSA-së kërkon angazhim te fuqishëm për sipërmarrjen e reformave të thella nëdrejtësi, të cilat duhet të synojnë rikthimin e besimit të publikut në sistemingjyqësor dhe në pavarësinë dhe paanësinë e vendimit gjyqësor. Duke analizuargjendjen e drejtësisë shqiptare, ne reflektojmë për reformat e ndërmarra dhe atoqë duhet të ndërmerren ende, dhe mbi të gjitha, thellohemi në objektivat tonapër të ndërtuar dhe konsoliduar një drejtësi bashkëkohorë, e cila t'i shërbejëzgjidhjes së çështjes kombëtare. Në vijim po rendisim disa pikësynime dhepropozime te reformës ne sistemin e integrimit europian i cili duhet t'ishërbejë në rradhë të parë zgjidhjes së çështjes dhe integritetit kombëtar nëkuadrin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.Lidhja Çame, e konsideron çështjen e integrimit të zgjidhjes së çështjeskombëtare në kuadrin e Integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, si një çështjemadhore kombëtare, sepse dhënia priritet e zgjidhjes së çështjes kombëtare :-do të modifikojë natyrshëm vetëdijen dhe kulturën politike e qytetare- do të lehtësojë procesin e bashkimit kombëtar- do të ndryshojë natyrën e integrimit të Shqipërisë-do të ndryshojë prioritetet e politikave dhe ligjeve-do të ulë konfliktualitetin e intersit, në politikën shqiptare-do të përmirësojë nivelin e qeverisjes-do të përmirësojë imazhin e venditLidhja Çame u jep përgjegjësi dhe shanse të barabarta të gjithë atyre individëvetë cilët që kanë treguar vlera patriotike, intelektuale dhe demokratike sipasparimit të meritokracisë.Lidhja Çame, lufton për të rritur përqindjen e intelektualëve patriotë nëqeverisje dhe administratë, me qëllim zgjidhjen e çështjes kombëtare.Lidhja Çame në të gjitha strukturat ndërkombëtare politike hartuese do tëkërkojë zgjidhjen e problemit çam si më poshtë :-duke kërkuar të drejta të barabarta të çamëve me qytetarët e tjerë europianë- duke kërkuar kthimin e tyre të menjëhershëm në trojet e tyre etnike- duke kërkuar heqjen e menjeherëshme të rregjimit të vizave për çamët dhepasaportizimin europian të tyre ku të theksohet etnia e tyre shqipëtare-duke kërkuar përfaqësimin e menjëhershë politik të çamëve në strukturatpolitikë-bërëse europiane-duke punuar për programe formuese dhe integruese të çamëve në shtetin grek dheEuropë-duke mbrojtur të drejtat e çamëve brenda Shqipërisë-duke punuar për ngritjen e strukturave olitike për mbrojtjen e të drejtavë tëçamëve dhe arvanitasve në Greqi dhe Europë-duke punuar për ngritjen e strukturave përarsimiminshqip dhe ruajtjen ekultivimin e traditave shqipëtare të çamëve gjatë kthimit të tyre në Çamëri.Lidhja Çame në të gjitha strukturat ndërkombëtare politike hartuese do tëkërkojë zgjidhjen e problemit kombëtar si më poshtë :-duke kërkuar autonominë e Çamërisë dhe arvanitisë si dhe bashkimin e tyre mëtrungun shqipëtar amë.Lidhja Çame, siguron realizimin e një politike të integrimit të çështjeskombëtare në kuadrin e Integrimit euro-atlantik të Shqipërisë duke konsideruarfaktin se pa zgjidhje të drejtë të çështjes kombëtare nuk do të ketë integrim tëvërtetë euro-atlantik të Shqipërisë. Ne propozojmë krijimin pranë ministrisë tëpunëve dhe çështjeve jashtëme si dhe asaj të integrimit europian me ligj tëposaçëm të një Komiteti të Zgjidhjes së Çështjes Kombëtare me përfaqësues tëaktivistëve patriotë parlamentarë dhe atyre në qeverisje vendore, si dheekspertë të fushës, i cili do të propozoj të gjitha nismat ligjore dhe aktetqeveritare për të punuar për barazinë e shqipëtarëve në trojet etnike jashtëkufijve shqipëtarë në vendimmarrje në fushën ekonomike, arsimore shëndetësore,dhe sociale. Për këtë Komitet do të parashikohet në buxhetin e shtetit Fondi iZgjidhjes së Çështjes Kombëtare.Zgjidhja e çështjes kombëtare do të realizohet brenda mekanizmave ligjorë dheinstitucionalë, duke përmirësuar ata ekzistues, por edhe duke hartuar mekanizmatë rinj, për këtë do bëhet rishikimi i legjislacionit mbi barazinë në përputhjeme standardet ndërkombëtare,fuqizimi dhe zgjerimi i fushave që do të ofrojnëmbrojtje nga diskriminimi etnik në shtetet fqinje, krijimi i strukturave tëreja për monitorimin, sanksionimin dhe ankimin e shkeljeve të së drejtës.Prioriteti i Lidhjes Çame, do të jetë një proces kompleks në të cilin faktorëtqë ndikojnë drejtpërdrejtë në këtë fuqizim do të konsiderohen si objektiva përtu arritur: mundësi në arsim, kualifikim profesional, mundësi për punësim,mbështetje sociale etj. Për të arritur këto objektiva të rëndësishme, LidhjaÇame do të luftojë që shteti të krijoj mbështetje (politike, subvencione etj ) për komunitet etnike shqipëtare në shtetet fqinje.Komiteti Ndërministrorë:- do të bashkëpunojë me Organizatat Ndërkombëtare, Evropiane dhe ato JoQeveritare dhe duhet të jetë si pikë referimi për të investuar me projekte nësektorët e nevojshëm dhe të rëndësishëm të mbrojtjes të së drejtës, mbështetjessë përfaqësimit dhe integrimit, arsimimit dhe kultivimit të gjuhës dhe kulturësshqipe, ruajtjes së integritetit fizik të qytetarëve etnikë shqipëtarë nështetet fqinje;- do të propozojë e do të bashkëpunojë me Ministritë përkatëse të shtetevefqinje për të krijuar lehtësira në lidhje me problematikat e lartpërmendura.Fondi Kombëtar i për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare :-do të financojë projekte të cilat nëpërmjet propozimeve konkrete do të ndikojnënë formimin integrues, për të drejtat etnike, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhësdhe kulturës shqipe, të qytetarëve me përkatësi të trojeve etnike shqipëtarejashtë Shqipërisë;-do të punoj për përfshirjen qytetarëve etnikë shqipëtarë ne shtetet fqinjë, nëstrukturat vendore dhe ligj-vënëse;- do të ndihmojë dhe mbështet iniciativat private apo kolektive, të menaxhuaranga qytetarët çamë dhe shtetasit etnikë shqipëtarë në shtetet fqinj.-Studim i forcave të punës mbi nivelin dhe karakteristikat e papunësisë sëqytetarëve me etni shqipëtarë në shtetet fqinje sidomos atyre çamë dhearvanitas, do të kërkojë kualifikimin profesional në gjuhën shqipe si dhekthimin e administratës lokale në qarqet etnike shqipëtare në shqip, dheshpërndarjen lokale të fuqisë punëtore si dhe potencialet reale të punësimit tëqarqeve të ndryshme, problematikat dhe kualifikimin profesional të nevojshëm nështetet fqinje.