Heronjte Shqipetare te Frances




Edlira Xhemo




Kur marr metrone e linjes 7bis apo autobusin 26 ne Paris, do te me duhet te ngerdheshem pasi spikerja ne diktofon thote emrin e stacionit « Bocaris »...
Nuk e duroj dot kete lloj emertimi, sa here qe me duhet te marr autobuzin apo metrone me duket se ne nje pike te udhetimit zemra do te me kaloje nje vdekje shume te shkurter klinike, aty ku historia e vendit tim thyhet, aty ku ajo perbaltet aty ku e shkuara ime fundoset nen peshen e politikave te koherave dhe lufterave te te pareve te mi.
Aty me duhet te pertypem dhe sa here qe te bjere fjala mes miqsh, profesoresh franceze apo ku do te jem ne ambjente me kontakte t'u them : ja edhe Boçari shqipetar ishte dhe keta (grekerit) keshtu na e kane bere. A ishte marko Boçari Shqipetar Vrases ? Cila eshte kjo enigme qe mbeshtjell figuren e tij enigmatike dhe edhe sot e kesaj dite rrotullohemi dhe themi : Perse valle fjalori shqip-greqisht ? Perse rrevolucion grek? A vrau shqipetare ai apo jo dhe cilet ? Markoja u thote grekerve : «....e vleresoj kurajon e ushtareve tuaj por duhet t'i kishim ndaluar qe te kryenin krimet monstruoze qe ata kryen. Ne vend qe te therrnim femije dhe gra muslimane a nuk do te ishte me mire qe te fshihnim ceshtjen tone kombetare pas detyres ndaj humanitetit,ti dergonim ne Patras, Modon dhe Koron 20.000 te uriturit e Tripolices ,
Navarinit dhe Monambasise ne vend qe ti therrnim ata? Te detyruar te ushqenin 20.000 vete me shume keto vende nuk do te rezistonin gjate dhe do binin ne duart tona » Ndonje kete fraze te Markos e interpreton se Markoja vrau dhe preu e bashkepunoi ne asgjesim grash e femijesh myslymane. Por ne fakt kjo fraze nuk e thote nje gje te tille e nga ana tjeter ajo qe thote Markoja eshte se ai nuk vlereson vepren e trupave te grekerve persa kohe ishin ne bashkepunim. Ai nga sa me lart i thote : «duhet t'i kishim ndaluar qe te kryenin krimet monstruoze qe ata kryen» ai e thote kete si veper kete me diplomaci duke ia vene ne dukje se akti ishte i pameshirshem.
Pra Markoja nuk kishte marre vete pjese ne ate masaker dhe perkundrazi nuk e vleresonte. Lufterat e Marko Boçarit ishin te drejtuara kunder ushtrive te sulltanit te cilat organizoheshin nga pashallare dhe ushtarake te Portes se Larte qe natyrisht ishin myslymane, por keto luftera nuk duhen konsideruar asnjehere te karakterit fetar siç mundohen te na i sjellin psudo historiane si Abedin Rakipi apo manupulues te historise ne favor te pushtimit otoman Olsi Jazexhi. Shrimtari i madh Hygoi, duke folur për ndikimin e revolucionit francez, e vendos Markon në radhët e Uashingtonit, Kostçukos, Boliverit, Pilegonit, Maninit, Lopezit, Xhon Braun dhe Garibaldinit. Ai është kudo- thotë Hygoi- ku ndizet e merr flakë e ardhmja. Ishin bëmat e Marko Boçarit ato që i dhanë frymëzim studiuesit gjerman Mendelson Bartholdit që thotë: "Marko Boçari ishte i pajisur me të gjitha virtytet që duhet të ketë një njeri.
Këto virtyte zbukuroheshin nga një karakter i thjeshtë, shembulli i të cilit mund të gjendet vetëm te burrat e mëdhenj të Plutarkut. "Për mua- thotë skrimtari i njohur anglez Stjefens Miltjalli- në Marathonë dhe Leonidha në Termopile nuk ishin më heroikë se Marko Boçari në Karpenish". Greqia do të vajtojë për shumë kohë një nga miqtë (Shenim : pra nuk ishte grek por nje mik, E.Xh.) dhe mbrojtësit më të zellshëm të saj",-shkruan oficeri francez Rafenel që luftoi si vullnetar nën komandën e Marko Boçarit. Dëgjoj betejën që mbush qytetin me zemrat që thërrasin :O hije e Boçarit, mbro grekët e pafat!- shkroi Hygoi kur i dhanë lajmin e vdekjes të kryetrimit. Akti i fundit i birit të madh të Shqipërisë u pasqyrua me forcë të madhe emocionale edhe nga arbëreshi i Italisë Eduardo Volio:"Marko Boçari nuk nguroi kur mori vesh se mundësia e fundit ishte që me sakrificën e ekzistencës së vet të siguronte dafinën e flijimit, e cila ishte një me lavdinë. Virtyti i tij është virtyti i yllit të mirë të shqiptarëve, gjenia ushtarake e Shqipërisë... Ai është heroi shqiptar i kohërave të reja, i cili me mendimet e tij, me veprat dhe shkencën e tij strategjike, dhe në ndërmarrjet e mëdha, rikrijon në mos riprodhon pikë për pikë, brumin e lavdishëm të paraardhësit të tij, të disa shekujve më parë "Gjergj Kastriotit".
Qe Marko Boçari ka dashur bashkim kombetar pra qe te kthente nga sherbesa ndaj osmaneve edhe Kara Mahmudin duke dashur te realizoje bashkimin e forcave luftarake kunder pushtuesit otoman pavaresisht perkatesisht fetare, kete na e thone edhe vargjet e kenges : "Medet për Vezir Alinë/, që kur s'dëgjoi Boçarinë/ të mblidhej me Bushatllinë,/ për të bërë Shqipërinë/. Marko Boçari i tha:/ Dëgjomë Ali Pasha, po s'u bëmë me ata,/ Shqipëria për ne nuk ka,/ do grihemi lakra,/do këndojë qyqeja. " te cilat vertetojne edhe nje here frazen e mesiperme qe Boçari i thote Kollokotronit. Injorante te tille te historise dhe manipulues te saj se gjoja ne emer te besimit si:
Abedin Rakipi dhe ata qe i vene mbrapa duan ende te nxisin luften nder fetare mes çameve por kjo nuk ka ekzistuar dhe nuk do te ekzistoje pasi vete Agai Ismail Prronjo ishte vellam me Marko Boçarin ashtu sikurse edhe çamet myslymane te Sulit mbrojten eshtrat e tij nga zhvarrosja qe donin t'u benin jeniçeret e KaraMahmudit. Ne librin «Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe» (ne origjinen e nacionalizmit shqipetar: lindja e nje shteti me shumice myslymane) Nathalie Clayer, botim i 2007, ne faqen 167 shkruan «Njerezit e terrenit udhetaret , ushtaraket ose administratoret luajten nje rol primordialper dy arsye. Se pari apsi ata u dhane shkencetareve nje korpus njohurish gjeografike, historike, etnografike dhe mbi te gjitha linguistikeçdo dite dhe me te pasura. Ky ishte p.sh. rasti i Leake, Pouqueville, Hahn dhe Hecquard te cilet publikuan libra gramatike dhe leksiku. Dhe fale ketij korpusi dhe gjithashtu nga perkthimi i bibles prej misionareve protestante, analiza e gjuhes u be gjithnje dhe me shume precize. Roli i njrezve te terrenit ishte gjithashtu shume i rendesishem nga fakti se ata kishin kontakte direkte me aktoret lokale, duke iu ngjallur interes per gjuhen dhe historine e tyre.

Marko Boçari shkruajti me 1809 fjalorin e tij shqip- greqisht ne Korfuz perpara Pouqueville-it. Johann George von Hahn e mesoi shqipen ne Janine nga dy nxenes te rinj te gjimnazit Zosimea. I pari, Apostoles Panagiotides, me origjine nga Labova (afer Gjirokastres) fliste greqisht, frengjisht, italisht por nuk kishte menduar asnjehere te shkruante gjuhen e tij prinderore-shqipen- dhe as ta analizonte. Nga kontakti me Hahn iu zgjua interesi. Me pas ai u be mjek. Nxenesi tjeter ishte Konstandin Kristoforidhi, me origjine nga Elbasani, te cilit iu zgjuan interesat dhe njohuriteteorike per gjuhen nga konsulli austriak. Dhe me pas ne gjysmen e dyte te shekullit XIX Kristoforidhi ne bashkepunim me misionaret protestante u be nje nga figurat kryesore te shqiptarizmes. ... » Fisi i madh i Boçarenjve në Sul, ishin në armiqësi e gjakmarrje të vjetër me fisin e Bakallenjve, sepse Gogo Bakalli i kishte vrarë të atin Marko Boçarit.
Armiqësia mes dy fiseve të mëdha suliote kishte vazhduar për vite me radhë, në të gjitha veçoritë e hakmarrjes të zakoneve çame. Këta dy fise ishin në armiqësi, por secili prej tyre nuk kursente asgjë për të mbrojtur Sulin nga rreziku, madje edhe duke u flijuar për të. Në një rast, kur komanda turke në Janinë përgatitej të sulmonte Sulin me forca të shumta e ta pushtonte atë, Marko Boçari, njeri nga kapedanët kryesorë suliotë, kur pa se Suli dhe jeta e nderi i suliotëve ishte në rrezik, gjykoi e kërkoi që hasmëritë e vjetra duhej t'ia linin vendin bashkimit dhe të harroheshin të shkuarat. Në këto rrethana Marko Boçari, përballë interesave të bashkësisë suliote, ndërmori një vendim sa të mençur, aq edhe burrëror: vendosi t'ia falte gjakun e babait të tij vrasësit, Gogo Bakallit. Boçari, ndërkohë, me anën e dy kapedanëve suliotë, Kutuli dhe Janaq Rangon, e ftoi në një takim Gogo Bakallin, armikun e tij, dhe në prani të dy kapedanëve të tjerë, shtriu dorën për t'u pajtuar.
Dhe ashtu të katër, siç ishin, në atë çast solemn të pajtimit, hartuan planet për të sulmuar taboret turke në kampet e Janinës (Arkivat, S.Mela "To lintari…", Vepra, Vol.1, faqe 390). Vinçens Dorsa në veprën e tij shkruan "Në kohën e Filipit, Aleksandrit, Pirros, Skënderbeut, shqiptarët janë shquar për trimëri, po kështu vepruan ata edhe në Kalabri. Në luftën e Greqisë për pavarësi, shqiptarë si: Noti, Konstantini, Kristo e Marko Boçari, Foto Xhavella dhe i jati i tij, Odise Andruci, Miauli, Kundurioti, Tombasi, Karaiskaj, Gurra, Niketa, Stromari, etj., heroina të tilla si Elena-bashkëshortja e Konstantin Boçarit, Moskoja-e shoqja e Xhavellës, Kaidoja-vajza e tij, Despoja-e veja e kapiten Gjergj Bocit, dhe e pashembullta në histori Bubulina nga Hidra, -treguan heroizëm për lirinë dhe pavarësinë e Greqisë". Në vitin 1899, revista greke "Helenizmi" boton një shpallje të nënshkruar nga zotërinjtë: Shehu, Boçari e Xhavella, ku ndër të tjera shkruhej "Në luftën e 1821 që bëri Greqia kundër Turqisë luftoi dhe raca jonë, raca shqiptare, dhe me ndihmën tonë u çlirua edhe Greqia.
Midis kaq heronjve kujtojmë edhe ata të Hidrës, Species dhe Kranidhit. Heronjtë më të shumtë të steresë ishin shqiptarët e Sulit të Himarës, të Athinës, Tebës, Livadhjasë, Korintit, dhe nga shumë vende të Moresë që flasin edhe sot shqip. Përveç shqiptarëve të krishterë, ishin edhe 3500 shqiptarë muslimanë që luftonin bashkë me grekët kundër turqve... S'kemi për të thënë ndonjë gënjeshtër, vëllezër, po të pohojmë se shqiptarët e çliruan Greqinë". Ndersa diplomati shqipetar ne France, Luan Rama ne studimin e tij : «Gjuhe te vjetra te frankofonise shqipetare» shkruan «Bota shqiptare terhoqi mjaft njerez te penes. Alexandre Dumas, i cili do te vishte fustanelle shqiptare, ashtu sic do te vishej dhe Pierre Loti, Hugo qe do ti kendonte Bocarit, Lamartine apo Prosper Merimée.
Ky i fundit, ne leterkembimet e tij me konsullin francez te Janines, i kerkonte atij njoftime mbi gjuhen e shqiptareve, per kulturen dhe historine e tyre, mbi Durresin dhe luftrat e dikurshme atje te Cezarit, meqe kishte degjuar per " poezite e mrekullueshme te shqiptareve".... ... Francois Pouqueville Nje nga ata ishte Fransua Pukvil, me profesion mjek por me pas i angazhuar me ekspeditat e Napoleon Bonapartit ne Egjipt. Pas luftes se Aboukir-it, ai zbarkoi ne Epir dhe Shqiperi. Bredhjet e tij si rob lufte e bene te njohe mire Ballkanin, per te cilin do te shkruante ne fillim vellimin Voyage en Morée, à Constantinople et en Albanie dhe me pas Nga udhetimet ne Epir, Shqiperi, Maqedoni dhe Thesali dhe Notice sur la fin tragique d'Ali Pacha de Tépélen. Kur Pouqueville mbriti ne Shqiperi si konsulli francez prane pashait te Janines, ai gjeti atje shume franceze.
Nje tregeti e madhe zhvillohej me Francen. Artiliere e ushtarake te shumte ndihmonin e drejtonin mekembjen e ushtrise se Pashait. Napoloni dhe gjeneralet e tij kishin korespondence me shqiptarin e "tmerrshem" te Janines qe i kishte ngritur krye sulltanit. Ne Shqiperi Pukevil takohet me Marko Bocarin dhe sjell ne Biblioteken Kombetare te Parisit fjalorin e Markos shqip- greqisht, si dhe nje fjalorth te tij shqip-frengjisht. Pukevili u pasionua thellesisht me Shqiperine dhe shqiptaret, me kulturen dhe gjuhen e tyre. Fjalorthi i tij permbante 479 fjalesh, me shkronja latine, te botuar ne librin e tij Udhetim ne Greqi, me 1820 ne Paris. Ngado ne Shqiperi takon njerez qe i kane syte nga Franca. Madje shqiptare qe kishin jetuar ne Paris, qe kishin frekuentuar "Café Procop" apo "discours"-et e Diderot.»
Diplomati Luan Rama ne shkrimin e tij :«Shqipetare ne France»shkruan : «Shpesh, në takimet me ish-ministrin Jacques Augarde, ish-deputet dhe mik i vjetër i Shqipërisë (ai kishte qenë në Korçë që në vitet `30), kur flisnim për të kaluarën, ai do të më përmendte me pasion historitë e Ali Pashë Tepelenës, "Pacha-Lion", siç e quante ai apo për Marko Boçarin, po kështu dhe për regjimentin e shqiptarëve që luftuan nën flamurin e Napoleonit. Një ditë më dha dhe një artikull që kishte botuar për këtë histori të fundit dhe në revistën e ish- deputetëve "Les quatre colones". ........ Sigurisht Marko Boçari, Xavella, prijësit e Armatolëve, emrat e të cilëve ishin bërë të famshëm, luajtën një rol modest nën flamurin e Francës". Në vitet 1800 - 1807, mijëra shqiptarë ishin mbledhur në Korfuz, të lodhur nga luftërat e gjata e të përgjakshme me pashain e Janinës dhe osmanllinjtë. ... Pas traktatit të Tislit-it, me ardhjen e francezëve në ishujt e Qefalonisë dhe brigjet shqiptare të jugut, i pari ishte gjeneral Cesar Berthier, që kërkoi t'i organizonte shqiptarët.
Në fillim Berthier krijoi një detashment që ja bashkoi Gardës së tij. Pastaj një kompani tjetër me trimat shqiptarë "të veshur bukur dhe me armë të praruara", të cilët ja dërgoi për ndihmë mbretit të Napolit. Në regjimentin që donte të krijonte Berthier, caktoi si komandant të shqiptarëve një grek i quajtur Kristaki, të cilin shqiptarët e refuzuan menjëherë. Edhe pse Berthier i kërcënoi se do t'i burgoste të pabindurit, ata nuk pranuan të luftonin nën komandën e një greku. Atëherë Napoleoni zgjodhi kolonel Jean-Louis Toussaint Minot, i cili ishte plagosur në rrethimin e Valencias, në Aleksandri dhe Heliopolis, por që e kish ndjekur Napoleonin deri në Itali e Egjipt. Pikërisht në Korfuz, Minot u njoh me Boçarin, suliotin 45-vjeçar që kishte në burgjet e Ali Pashë Tepelenës 25 të afërm të tij.
Ai njihet po kështu me trimin tjetër suljot, Foto Xavella, 40-vjeçar, që më parë u kishte shërbyer rusëve. Gjithë familja e tij ishte shpërndarë nëpër ishujt e Qefalonisë dhe suljotët kishin një nderim të madh për të. Koloneli Minot njohu trima të tjerë nga zona e Çamërisë, nga Paramithia, Vunoi, Parga, Moreja etj. Kristo Kallojero ishte komandant i një detashmenti shqiptarësh, ..... Ministri i Luftës së Napoleonit i shkruante atë kohë kolonel Minot nga Versaja se "Drejtimi i atij regjimenti do të ishte i vështirë për të dhe për këtë do të duhet ashpërsi e njëkohësisht butësi me ta.
Qëllimi është që shqiptarët, të cilët nuk i njohin zakonet tona, të kenë një frymë të përshtatshme me tonën dhe një përkushtim ndaj perandorit. Për këtë duhet të tregoni se i vlerësoni ata, t'i bëni që të duan detyrën e tyre dhe frymën e ushtrisë sonë".» Pra lufterat qe zhvilloi Boçari nuk ishin kunder myslymaneve por kunder ushtriveotomane te cilat ne gjirin e tyre kishin jeniçere te rekrutuar shqipetare siç eshte edhe rasti i mirditorit lleshi i Zi i cili i sherbente ushtrise otomane ne shkembim te mos pagimit te taksave (nje nder favoret ky qe u bente Porta e Larte si kusht popullsive te saja nen sundim). Dhe ne mbyllje vjen ky pershkrim i Luan Rames nga shkrimi permendur me lart: «Në Orlean të Francës, në këtë qytet hijerëndë e disi të zymtë nga ndërtesat mesjetare, ndodhet një rrugë me emrin "Rruga e shqiptarëve" ("Rue des Albanais") dhe "Rrugica e shqiptarëve" ("Passage des Albanais").
Disa banorë tregojnë se dikur këtu, që në kohëra të vjetra, banonin shqiptarë. Ndoshta ishin pasardhësit e atyre kalorësve shqiptarë të Napoleonit, apo aleatët e Louis XII, XII, XIV, e më pas, të cilët si në legjenda, lanë pas tyre trashëgim emrin e mirë të shqiptareve, të këtyre kalorësve që vrapuan gjithnjë në emër të lirisë»




Paris
14 Mars, 2008