VARREZAT E NAZISTËVE GREKË NË SHQIPËRI
Nga : Edlira Xhemo
Pjesa I
http://dir.groups.yahoo.com/group/tschameria/message/5636
Problemi i varreve të ushtarëve grekë të rënë gjatë LBI dhe LBII ne Shqipëri nuk hapet për herë të parë, as marrëveshjet « bilaterale » nuk nënshkruhen për herë të parë. Pa hyrë në diagnostikimin e
fakteve se kush përfaqëson çfarë dhe në emër të kujt nënshkruan, pa përmendur as politikën që personazhet në fjalë përfaqësojnë, po e filloj shtrimin e problemit nga meseleja siç i themi ne nga anët tona të
Thesprotisë martire. Dhe meseleja që dihet ashtu siç i intereson dikujt apo disave është ajo që nuk duhet të jetë, apo më mirë është pikërisht ashtu siç nuk na e paraqesin ta shohim.
Lufta Italo-Greke dhe Përleshjet në Shqipëri
Diskutimi me këtë temë është hapur prej kohësh dhe trajtuar gjerësisht në listë forumin e Networkut të Lidhjes Çame në Botë. Opinioni e ka të qartë dhe historianët e kanë dëshmuar tashmë,
ashtu sikurse akademikët grekë kanë pranuar se kanë bërë dhunë ndaj
çamëve dhe se çamët nuk kanë tradhëtuar dhe as persekutuar ndonjë grek
gjatë kësaj lufte, përkundrazi kanë qënë grekët ata të cilët kanë persekutuar çamët me pat ë drejtë.
Pikërisht në këtë nyje diskutimi mendoj se ndalja dhe shtjellimi do
të kenë vlerë për ët gjithë publikun dhe politikanët tanë që e kanë dëshmuar pa vlefshmërinë dhe injorancën e tyre ne histori. Le të shtjellojmë pyetjet si më poshtë :
- Çfarë përfaqësonin palët ndërluftuese ne Përmet të shqipërise
dhe ato që hynë në Korçë ? Kush u përlesh dhe me kë ?
Deri më sot njihet mirë nga sa trumbetojnë në mënyrë mono-laterale dhe politika, historia dhe shovinistët grekë se pala italiane i përkiste forcave të Musolinit . Po pala greke cila forcave u përkiste ? Atyre te aleatëve apo atyre te mbretit me në krye gjeneralin Metaksa,pa harruar se nëna e mbretit të grekëve u vesh me uniformë naziste për të nderuar Hitlerin ? Në fakt ato ishin trupat nazi-fashiste të gjeneralit Metaksa të cilat me « qëllimin » për të mbrojtur mbretin grek hynë deri në kufirin Shqipëtar. A nuk ishte
po ky gjeneral dhe klika e tij e mbështetur apo më mirë e krijuar nga
vetë mbreti i grekërve ai i cili vendosi në Greqi juntën fashiste
greke ? A nuk ishin po këta që mbështesnin dhe mbështesin grupin
terrorrist 17 nëndori që kanë vrarë edhe të shoqin e zonjës së parë
të diplomacisë aktuale greke, Bakojanis ?
Po si qëndron kjo e vërtetë ?
---------- vazhdon në ditët e ardhëshme--------