Deklarate Shypi : pergjigje zedhenesit te qeverise greke Teodors Rusopulos.

Deklarate Shypi : pergjigje zedhenesit te qeverise greke Teodors Rusopulos.


Per Networkun e Lidhjes Came
Edlira Xhemo
Paris

http://groups.yahoo.com/group/tschameria/message/2344


Deklarate per ShtypParis 19 Korrik 2008 Ne deklaraten e 16 Korrikut 2008 zedhenesi i qeverise greke Teodors Rusopulos deklaroi se Greqia paska te
drejte te plote dhe se nuk ka frike e as nuk eshte e shqetesuar nga ngritja e ndonje procedure ligjore e komuniteteve çame e maqedonase te debuara nga Greqia ne fund te Luftes se Dyte Boterore.Z. Rusopulos, ne rradhe te pare me duhet te theksoj faktin se deklarata te tilla absurde jane me se normale te priten nga nje rus si puna juaj, qe e ke te shkruar edhe ne mbiemer.
Ne lidhje me permbajtjen no-sens te deklarates tuaj me duhet te te ve ne dukje : per çfare te drejte e ke fjalen Z. Rusopulos ?
Cfare te drejte paskeni ju apo qeveria juaj ?
A mund te na i paraqesni bazat ligjore ku bazoheni ju per te thene se "keni te drejte te plote" ?
Ne rradhe te dyte per çfare frike behet fjale?
Friken nuk e njeh vetem Budallai e ne se ju pranoni te jeni budallenj atehere ne do e duhet te pranojme se ju nuk keni frike.
Gjithashtu pyetja tjeter qe ngrihet nga kjo deklarate kaq pa kuptim eshte: nga se presupozohet te keni frike ju ?
A mos po ju bejne çamet presion apo agresion ?
Camet jane nje komunitet autokton ne trojet e tyre te cilet u vune nen vartesine legjislative te Greqise me vendimin e Konferences se Londres me 1913 dhe ne perputhje me kete vendim e legjislacionin aktual ne fuqi te Komunitetit Europian, ata duhet te kthehen dhe te gezojne te drejta te barabarta me pjesen tjeter te popullates e cila eshte greke duke filluar nga e drejta e prones, e gjuhes, shkollimit ne gjuhen e tyre dhe organizimeve te tjera adekuate per komunitetn ne fjale.
Ndaj Z. Rusopulos, ne se mendoni se çamet po mundohen t'ju frikesojne, Lidhja Came do te dije se me çfare po u mundokan çamet t'ju frikesojne, dhe ne cilen deklarate te Lidhjes Came eshte permendur Frika ?
Gjithashtu Lidhja Came synon t'ju beje te ditur se çeshtja çame nuk eshte çeshtje pronash por çeshtje e te drejtave themelore te njeriut dhe mbi te gjitha eshte çeshtje ligjore ne lidhje me bazat ligjore qe Qeveria Greke apo elemente te caktuar te saja ne vite nuk i kane zbatuar e sidomos pas pranimit te Greqise ne Bashkimin Europian.
Lidhja Came synon t'ju beje te ditur se camet si nenshtetas greke do ta ngrene zerin dhe do te punojne pa u trembur apo frikesuar nga presionet dhe genjeshtrat tuaja te vezhdueshme te cilat ne vetvete permbajne shandazh, derisa te perfitojne te njejtat te drejta si edhe nenshtetasit aktuale te tjere greker ne Greqi , Bashkim Europian e Bote.