Kur dashurohen vampirat (perverset e internetit)
http://www.alb-net.com/pipermail/alb-club/Week-of-Mon-20080630/012478.html
kur dashurojne vampirat dua-te qiiellin shpojne
mes mijera shigjetash shpirtrat e lire renkojne
vampirat gjakpires per pushtet ne lufte
zemrat duke thyer vargonjve te zymte.
me dhembet çatalle, buzeqeshjeve te rreme,
me fjale e lajka si atdhedashuri
ku humnerat e torturave ne patriotizem kthejne
viktimat per te shtuar gjakatosjes therrur
vampira te zgerdhire, dashurore
kunder Zotit duke thurrur kurore
vampira te shperfytyruar endrrash te zymta perhumbur
viktimat e gjakosura ne vargonj per te mundur.
ah, atdheu im,
vampirat jane ringjallur,
si dikur ne per liri, dheut per te na kallur,
ne luften stergjyshore kunder greko-otomaneve
me fe e racizem me ne per t'u tallur
vampirat e hijeve otomane bredhur neper internet
fene per te tundur si kunder Zotit me demek,
luften per te ndalur se ndrushe gjakun perpire
ne emer te Zotit pushtetin per te shtrire
vampira djallezore ne lufte fetare
duke shkruar per laicizem e me pas besimtare
te mbytur ne fjalet e tyre banale
si shkencetare duke u hequr pas Ip-ve fantazem
policine per te na kthyer kunder me sarkazem.
vampira e "vampire" ne lufte te pergjakur
ky atdhe vendin u ka treguar rrjetit te perflakur
ne gjakun e viktimave te tyre te mashtruar
por ky vend ka zota burra te panenshtruar
nbe shekuj per liri duke luftuar
kunder luftes fetare per te shkruar.
Naim e Sami me pene Frasheror
kuronen per t'i vene ne vend ketij atdheu Arberor
kunder osmanllinjve pushtues e fantazmave te tyr'
qofshin me perçe e lule, vampira te shtir'
me kufoma te kalbura te historise shekullor'
trimerine per t'i grabitur ketij vendi arberor'
S'eshte mekur Shqiptaria ne duar per t'ju rene
juve kufomave te ringjallura
nga dheu i kalbur
i mos-varreve ku qelbeni si kerrma lufterash pergjakur.
Edlira Xhemo
Paris
04 Juillet 2008
04 Korrik 2008