Kjo Evropë që na ndan

Kjo Evropë që na ndan

Edlira Xhemo


Çamëri të mori hasmi, të vu zjarr
Çamëri, ti zemër malli, që s’pushon vaj’!
Evropë plaka që të shiti, sot na ndan,
Djelt' e vajzat muslimane, turq i quan,
Çamëri, e bukur nanë, përse t’veçuan?!

Lot i gjakut kur kullon teshash prer’,
Çamëri që mallkon kohën djerr,
Nën gëzhoja dhe rrënoja shpirti plag',
Zemër nane gjithmon’ hapur ndriçon flak',
Flak baruti t'energjisë që buçon,
Rrembash gjaku t'krenarisë kur vërshon.

Dor' e hekurt historinë mbërthyer,
parzmore,
Bijt'e tu trimëri blatuar,
shekullore.
Çamëri, si mëmëloke që na pret,
Pranë vatrës ku vaj ullirit lugut rrëshqet.
Rrjedh nga shekujt e historis' arbërore,
Perëndi Olimpi themelet e tu,
përmendore!

Ujërave të Rivierës tënde qielli i kaltër,
Vrerin për të larë mes vrasjesh makabër,
Me mijëra fjalë e belbëzima foshnjash ther',
Për drejtësinë në gjirin tënd mbetur vrer.

Vrer e gjak në histori pa u shëruar,
Kur dikur ne sërish për t'u takuar,
Në Evrop' që të dyja ja ku jemi,
Por se grekun m'u në mes ne e kemi,
Dot s’takohemi, as përqafohemi ne me mall,
Jemi afër, por larg rrimë si gërdall’.

Kur, o Zot, nga shekujt, do t’na shikosh
Për t’na falur pak liri, të na bashkosh?!