Cameria, bastioni i fundit i rezistences se Ali Pashes kunder Otomaneve.

http://www.revistak uvendi.com/ histori.htm

Suli

Është një qyteze e vogël ne krahinen e Camerise ne Shqipëri,45 km ne jugperendim te Janines,ne një vend malor dhe te fortifikuar prej natyre;banoret prej shqiptare te krishtere.Këta se bashku me popullsine e fshatrave përreth kanë ruajtur te drejtën e mbajtjes se armeve,duke marrë përsipër në rast lufte,detyren për te luftuar ne radhet e ushtrise osmane.Janë njerëz shumë trima dhe te zotet për te ruajtur të drejtat e tyre personale.Ali pashë Tepelena,me qëllim që te shperngulte suliotet nga vendi,dergoi ne vitin 1790 forca ushtarake kundra tyre por pesoi humbje.Edhe ne vitin 1792 suliotet qendruan burrerisht,por ne vitet 1800 e 1803 u derguan përsëri forca te tjera kundër tyre dhe me në fund popullsia e Sulit nuk mundi t'u beje ballë dhe u shperngul ne Parge,e cila ne atë kohe gjendej ne dorë te Anglise.Qe ne atë kohe Suli u shkretua.Edhe sot nuk ka tjetër veçse një kala te ndertuar prej Ali pashë Tepelenes,e cila është e shkaterruar.

Kur Ali pasha bleu Pargen,suliotet iken se andejmi ne Korfuz dhe me vonë u shperndane andej këtej.Ne revolucionin e fundit grek,kryetaret me trima janë suliotet.Njëherë kur Ali pasha rrethoi Sulin,ne te gjendeshin vetëm gratë,te cilat për një kohe bënin qendrese,por duke kuptuar se do të detyroheshin te dorezoheshin, te kercenuara nga Tepelenasi,me guxim të madh pranuan te veteflijoheshin. Duke vallezuar ne një shesh që gjendej mbi një shkemb te lartë,te kapura dorë me dorë,u hodhen se bashku ne humnere dhe vdiqen.


http://groups.yahoo.com/group/tschameria/message/7030

Cameria, bastioni i fundit i rezistences se Ali Pashes kunder Otomaneve.

Nga Arber Thesproti.

12 maj 2009


Ne Tetor te vitit 1821 trupat otomane te Khurshid Pashes ariten te mernin kalane e Litharices. Edhe kete rradhe tradhetia beri punen e vete, dorezoi ne dore te otomaneve keshtjellen e Litharices. Vetem Janina dhe Cameria po mbanin akoma gjalle shpirtin e rrezistences. Pashai i Janines dhe shqiptaret e tij besnike, te vetem po benin te pa munduren per realizimin e endres se tyre per nje Epir te pa varur dhe Shqiptare. Perpjekjet e shumta te shqiptarve per te fituar perkrahjen e shteteve te fuqishme Evropjane dhe Rusise, kishin deshtuar. As oferta e Aliut per tu kthyer ne nje te krishtere nuk kishte aritur ti bente per vete keto shtete. Rusia, Anglia dhe Franca, nuk ishin te interesuara te ndihmonin kryengritjen e shqiptarve. Keto shtete te fuqishme kishin filluar prej kohesh procesin e ngritjes nga hiri te kontureve te shtetit te ri Greko-Bizantin. Evropa e krishtere nuk mund te pranonte qe ne zemer te Evropes te ngrihej nje shtet i Ri me shumice muslimane. Keshtu, shqiptaret dhe udheheqesi i tyre Ali Pash Tepelena kishin ngelur te vetem, pa perkrahje, perballe horrdhive te shumta otomane dhe rezistenca e tyre po shuhej ngadale para syve indifferente te Evropes.

Mbas renjes se Litharices dhe avancimit te trupave otomane rrethe mureve te Janines, ne kampin e kryengritesve greke kishte rene alarmi. Reziku i shpartallimit te rezistences te Ali Pashe Tepelenes dhe forcave te tij besnike, do te sillte ndryshimin e ballancave te luftes ne favore te otomaneve dhe mbi kryengritesit greke do te binte gjith fuqia e zjarit te detashmenve otomane qe deri ne kete kohe fuqine e tyre ushtarake e kishte perqendruar te gjithen ne goditjen perfundimtare kunder Janines per te shkateruar njehere e pergjithmone rezistencen e fundit te Ali Pashes dhe shqiptarve te tij.. Per Sulltan Mahmudin qendresa e Aliut ishte me e rezikshme se sukseset e para te kryengritesve greke dhe duhej shkateruar pa tjeter per ti dhene nje mesim te mire te gjithe vasalve te tjere qe mund te guxonin e ngrenin krye kunder Perandorise Otomane. Por nuk qe vetem kjo arsyeja e vetme e shqetesimit grek dhe udheheqesit te tyre Mavrokondatos. Thesari i Ali Pashes pas pushtimit te Janines mund te binte ne dore te Hkurshid Pashes dhe kjo gje ishte nje humbje e madhe per greket qe pretendonin se mund te perfitonin te paret nga ky raste. Greket mendonin se, mbas thyerjes se rezistences se Janines, Ali Pasha me gjith besniket dhe thesarin e tij mund ti bashkoheshin rradheve te kryengritesve greke dhe keshtu ata (greket) mund te beheshin direkt trashegimtaret e ketij thesari dhe te financonin kryengritjen e tyre. Keto arsye e kishin detyruar Mavrokondatos dhe kapedanet e tjere greke te hynin ne bisedime te shpejta me Pashain e Janines. Nje aleance e perbashket mese Ali Pashes dhe grekeve mund ti zgjaste akoma jeten rezistences se Janines, por dhe kryengritesit greke dilnin te fituar se mbanin large vetes se tyre zjarin e detashmeneve Otomane. Kjo aleance e Re mes kryengritesve greke dhe Ali Pashes do t'ju krijonte mundesine kryengritesve greke qe te mbanin akoma te angazhuara ne luftime rrethe mureve te Janines forcat e shumta te Hkurshid Pashes. Kurse ne anen tjeter, vete greket do te ishin te lire ne synimin e tyre final per ngritjen e shtetit te ri Greko-Bizantin. Nje strategji e perkryer qe favorizonte vetem greket dhe jo shqiptaret. Nje tjeter dinakeri greke e rradhes.

Mbas shkembimit te disa mesazheve me te rrethuarit e Janinens dhe kryengritesve greke u arit marveshja qe nje perfaqesi e shqiptarve te Ali Pashe Tepelenes te takoheshin ne Mesollogji me perfaqesuesin e kryengritesve greke Mavrokondatos . Nje sulm i perbashket mes trupave te Aliut dhe kryengritesve greke, hapi nje shteg kalimi per perfaqesuesit e Janines qe do te shkonin ne Mesollogji. Tahir Abazi, Ago Bashiri dhe Aleks Nucua, u cakruan nga Ali Pasha te perfaqsonin Pashain e Janines ne bisedimet e Mesollogjise me kapedanet e kryengritesve greke dhe kryetarin e tyre Mavrokondatos

-Tahir Abazi ishte caktuar kryetari i kesaj perfaqesie dhe ishte nje nga gjeneralet me besnike te Aliut. Per nje kohe te gjate Ministr i Policise dhe Sherbimit Secret te Ali Pashes. Nje besimtar i devotshem qe adhuronte dhe nderonte fene e tij, por respektonte dhe besimin e te tjereve. Te gjitha keto veti te vyera i kishin dhene Tepeleniotit Tahir Abazi nje reputacjone te pa diskutueshem jo vetem mes shqiptarve por dhe mes kapedaneve greke. (nje pjes te mire te tyre Abazi i kishte njohur kur ata i sherbenin Ali Pashes).

-Ago Beshiri, nje tjeter gjeneral trim dhe besnik i Ali Pashes, vinte nga rethinat e Gjirokastres.

-Aleks Nucos; shqiptar i krishter rumeliote. Sekretar personal i Ali Pashes. Mbas vdekjes se Aliut u bashkua me kryengritjen greke. Me 1824 caktohet Gavernor civil i Greqise Lindore dhe mere nen kontrollin e tij financat.. Mik i ngushte me Koletis dhe Mvrokondatos, dy armiqeve me te betuar kunder Odise Andrucos. Aleks Nucua bashke me suliotin Kristo Palaska te paguar nga greko-fanaroiotet Mavrokondatos dhe Koletis u perpoqen te eleminonin Odise Andrucon, por u zbuluan nga Andruco qe ishte vene me kohe ne dijeni te kurrthit te grekeve dhe te dy u egzekuan nga dora e Andrucos. Keshtu mbaroi dhe jeta e sherbetorit besnik te grekeve Aleks Nucos.

Rruga per ne Mesollogji ishte nje rruge e gjate dhe me te papritura te shumta. Nje rruge qe ndau perfundimisht shqiptaret musliman (besnike te kauzes se Ali Pashes per nje Epir te pa varur dhe Shqiptare), nga shqiptaret e krishtere qe ju bashkuan kauzes Greke dhe luftuan per Greqine dhe ngritjen e Perandoris Bizantine. Perkrahja e gjere e grekeve ne kryengritje dhe anarshija e madhe qe egzistonte mes trupave te tyre, ishin pershtypjet e para qe krijoi Tahir Abazi kur shkoi ne Mesollogji. Nga bisedat e ndryshme me greket ,Tahir Abazi kuptoi qarte se lufta e kryengritesve greke nuk ishte nje lufte per liri, por ishte nje lufte fetare per shkaterimin e Perandoris Otomane dhe krijimin e Perandoris Greko- Bizantine. E gjith kjo levizje ishte nxitur nga Rusia qe me mbrapa do te dilte hapur ne synimin e saj dhe do te udhehiqej nga vete Cari Aleksander. Kete ide, Tahir Abazi e hasi tek te gjithe kapedanet greke, por e degjoje dhe nga vete goja e Mavrokondatos. Ne kete kohe u cfaqen dhe fillimet e para te ndarjes se madhe mes races shqiptare. Me perjashtim te Marko Bocarit dhe perkrahesve te tij qe i kishin ngelur akoma besnik kauzes se Ali Pashes , Tahir Abazi pa mese kryengritesve greke dhe nje pjese te sulioteve qe ishin bashkuar kauzes Greko-Bizantine. Por ajo qe e shqetesoi me shume dhe i dha funde pergjithmon ndarjes se madhe mes races shqiptare, ishte momenti kur Tahir Abazi kaloi mes Vrakohorit dhe aty pa me syte e tij masakrat greke kunder muslimaneve. Shtepite dhe Xhamite e tyre ishin shkateruar e djegur plotesisht. Me qindra trupa viktimash muslimanesh mbulonin vendin. Trupat e viktimave gjysem te kalbura, ishin lene jashte (te pa varosura) e te coptuara nga qente. Femrat muslimane ishin kthyer ne skllave dhe sherbenin gjysem te xhveshura neper shtepite e grekeve. Vendi ishte kthyer ne sketer ku greket gjakatar kishin cfarosur gjithcka qe s’ishte Bizantine. Tahir Abazi i indinjuar nga gjithecka qe i pane syte dhe degjuan veshet i drejtohet doktorit Italjan qe e kishte njohur dikur ne Janine dhe i thote: “I dashur mik, kjo lufte qe po bejne greket nuk eshte nje lufte per liri, por eshte nje lufte per vdekje e dy feve qe do te vashdoi gjate ” (Doktori Italjan ishte siciljani Vitali, nje vegel e qeverise greke qe me porosi te tyre fallcifikoi egzaminimin meteor te vdekjes se shqiptarit Odise Andrucos). Pas thenies se tij profetike, Tahir Abazi i indinjuar nga gjithcka qe pa dhe degjoi mes kryengritesve greke: Nuk e pranoi marveshjen, nderpreu menjehere ndihmen financjare per kryengritesit greke dhe u nise drejt Epirit ne Cameri ku e prisnin forcat e tij besnike.

Ne Epir dhe Cameri vepronte nje force ushtarake prej 3000 shqiptaresh besnike te Ali Pashes dhe kauzes se tij per nje Epire te pa varur dhe Shqiptare. Musliman dhe te krishter shqiptare ishin bashkuar se bashku dhe po ju jeptnin goditje te njepasnjeshme trupave otomane te stacjonuara ne Epir. Dy kapedanet suliote Marko Bocari dhe Dhimo Dragua me 200 perkrahesit e tyre ishin pjese e ketij informacjoni. Pjesa tjeter perbehej nga shqiptaret musliman te udhehiqur nga nje shpure komandantesh si Ago Beshiri dhe i biri i tij Muktar Beshiri qe ndryshe e quanin dhe ( Vule vendosesi). Elmaz Jace Beu (Cam) me 1500 trupat e tij . Elmaz Jace Beu ishte kapiten i Ali Pashes dhe ish guvernatori i Prevezes dhe Artes. Nje tjeter komandant qe vepronte bashke me suliotet, ishte dhe djali i camit Murto Salikut qe drejtonte ne kembe te babajt te tij . Pas thyerjes se rezistences se Sulit, Murto Saliku ishte caktuar nga Ali Pasha Guvernator i Sulit. Me bashkimin e sulioteve me Ali Pashen, M. Saliku me urdher te Aliut dorzoi kalane e Livadhjas ne dore te sulioteve. Nje tjeter komandant me ze ishte dhe tepelenioti tjeter Seliktar Poda, ose si i thoshin ndryshe (shpate xhveshuri) Ketu bente pjese dhe nje nga djemte e Tahir Abazit. Komandant i pergjithshem i kesaj trupe besnikesh te Ali Pashes ishte plaku i mencur tepeleniot Tahir Abazi qe ne kete kohe bashke me Ago Beshirin ndodheshin ne Mesollogji ne bisedime me kryengritesit greke dhe kryetarin e tyre Mavrokondatos.

Trupat besnike te Pashait te Janines kishin mare urdherin te pastronin Epirin nga Seraskenet Otomane. Te ndare ne dy grupe, njera e udhehequr nga suliotet Marko Bocari me Dhimo Drakon, te ndihmuar dhe nga trupat e djalit te camit Murto Saliut kishin sulmuar rrethinat e Prevezes dhe i kishin dhene nje goditje te rende otomaneve. Edhe detashmenet otomane te ctacjonuara ne Vrakohor dhe Dervican ishin mundur dhe terhequr ne panik ne drejtime te qytetit te Artes. Ne Juge Perendim te Camerise ku vepronin forcat e tjera shqiptare, otomanet kishin pesuar te njejtin fate. Ne qytetin e Artes kishin mbeter te rrethuar pa asnje rruge shpetimi kater Pashallaret otomane me gjithe forcat e tyre. Hasan Pasha me trupat e tij ishte mbyllur brenda mureve te pallatit Arcipeskopal te qytetit. Ismail Pasho Beu ishte fshehur brenda Xhamise se qytetit. Ne nje tentative per te care rethimin, Ismail Pasho Beu gati sa nuk u zu rrobe nga shqiptaret. Ismail Plasa ishte fshehur neper shtepite poshte keshtjelles se qytetit. Kurse Jeniceri Kara Ali Baba, kishte zene fortesen komanduse brenda kalase se qytetit. Ne keto kushte qe ishin katandisur trupat otomane te ctacjonuar ne Epir, atoriteti i Sulltan Mahmudit po konsiderohej i vdekur. Trupave otomane, bashke me kater Pashallaret e fshehur brenda qytetit te Artes ju kishte mbetur vetem nje rruge; ose te dorzoheshin pa kushte, ose i priste vdekja e sigurte. Shqiptaret kishin pregatitur sulmin perfundimtar dhe po beheshin gati te sulmonin qytetin.. Ne ndihme te sulioteve dhe camit Murto Salikut kishin ardhur dhe kapedanet Kariskaqi, Kotelidas dhe 100 perkrahes te tjere greke te udhehequr nga Fotomara dhe Makrijani. Kurse pjesa tjeter e forcave shqiptare perbehej e gjitha nga shqiptaret muslimane te udhehequra nga Elmaz Jace, Muktar Beshiri, etj. Sulmi filloi dhe gjysma e qytetit ra ne doren e shqiptarve. Marko Bocari per ti ndaluar luftetaret e tij qe te mos humbisnin pas plackes se luftes i vuri zjarin gjysmes se qytetit. Ne kete kohe mberiti nga Mesollogjia dhe Tahir Abazi me Ago Beshirin qe dha urdher te nderpritej menjehere ofensiva kunder qytetit te Artes.
Ne takimin me trupat e tij Tahir Abazi u shpjegoi shqiptarve gjithcka qe kishte pare dhe degjuar mes kryengritesve greke ne takimin e tij te Mesollogjise. Lufta e shqiptarve ishte nje lufte per nje Epir te pa varur dhe Shqiptare dhe nuk kishte asgje te perbashket me luften fetare te grekeve. Shqiptaret dhe lufta e tyre nuk duhej te kthehej ne nje instrumente ne dore te grekeve per te krijuar Greqine-Bizantine. Lufta e grekeve behej per cfarosjen e muslimanizmit dhe s'kishte asgje te perbashket me luften e shqiptarve. Shqiptaret musliman nuk mund te perkrahnin vrasesit e muslimaneve. Keto ishin fjalet e Tahir Abazit qe ja u beri te ditur trupave te tij. Tahir Abazi u perkrah ne mendimet e tij dhe nga kapedani cam Elmaz Jace Beu qe kishte qene ne Tripolice dhe kishte pare me syte e tij vrasjet makabre te grekeve kunder muslimaneve. Vetem djali i camit Murto Saliku e kundershtoi kete ndarje. Murto Saliku ishte plagosur rende nga otomanet, kjo ishte dhe arsya e kundershtimit te kesaj ndarje nga ana e djalit te tij. Ketu mori funde njeher e pergjithmone dhe ndarja e madhe mes races shqiptare. Suluotet u ndane nga shqiptaret musliman dhe u kthyen ne malet e tyre te Sulit, me premtimin e Tahir Abazit se luftetaret e tij kurre nuk do te sulmonin Sulin.. Kurse forcat greke qe kishin ardhur ne Jug te Artes u terhoqen ne brendesi te Greqise. Mavrokondota i pafuqishem per ti bere balle i vetem trupave otomane, pas ketij lajmi, terhoqi trupat e tij nga Jugu i Artes dhe cfriu kunder shqiptarve duke thene se " Shqiptaret nuk e meritonin ndihmen e grekeve dhe se greket duhet ti lene kockat e tyre vetem ne token greke, ketu poshte Tre gurve te Zinje" Kjo eshte nje deklarate qe tregonte fare qarte se ku ishte kufiri Greke.

Ne fillimi te Shkurtit 1822 tradhetia gjunjezoi perfundimishte Shqiptaret. Janina Ra. Koka e prere e Vezirit Shqiptare Ali PasheTepelena u vendos ne tepsine e argjende para pallatit te Sulltan Mahmudit. Me vdekjen e ketij Shqiptari te Madhe u shua perfundimisht dhe kauza shqiptare per nje Epir te pa varur dhe Shqiptar. Raca shqiptare u nda me dyshe. Shqiptaret musliman te mbetur pa koke, para rezikut te shfarosjes nga kryqezata Bizantine, u bashkuan me otomanet dhe u tjetersuan ne "Arnaute” dhe luftuan per gjysemhenen dhe Perandorin Otomane. Kurse te krishteret shqiptare te “greqise” nen presjonet e shumta fetare, (cplarejen e trurit me dogmen obskuratiste bizantine) dhe trysnin e tiranise greke, u tjetersuan ne fillo-helene qe luftuan per kryqin dhe ngritjen e shtetit te Ri Greko-Bizantin. Do te duheshin edhe 90 vjete te tjera qe shqiptaret te kujtoheshin per shtetin e tyre te pa varur dhe Shqiptare.