Çamëria nuk është Silezi

Çamëria nuk është Silezi

Nga Edlira XHEMO

Publikuar edhe në :
http://www.iliriarberi.com/asan/zFullArticle.asp?zID=14

*Botuar: Gazeta “Politika”, Nr. 10 - 11, 10 & 17 Shkurt 2006 ::

Çështja çame duke u nisur nga ngjarjet më të fundit të diplomacisë shqipëtare në bashkëpunim me atë ndërkombëtare po përballon shumë shtrëngata. Dilema në se kjo çështje do të zgjidhet apo jo mbetet ende kokëfortë dhe nga stuhitë më të fundit duket se situata po përkeqësohet. Në këtë kuadër dhe duke patur parasysh shumë diskutime në nivelet e forumeve ndërkombëtare shkencore shqipëtare si dhe duke u nisur nga fakti që shumë hallka kyçe të kësaj çeshtje shumë shpesh harrohen të merren në konsideratë ose anashkalohen, po parashtroj duke dashur te rifreskoj (për ata që tashmë e njohin nga afër këtë çështje) dhe të bëj të njohur për ata që nuk e njohin fare këtë çështje disa nga hallkat kryesore që ndikojnë në zgjidhjen e saj :a. Çamët akuzohen për bashkëpunim me gjermanët :1. në se do t'i referohemi librit të gazetarit të njohur R.Kapllan mbi Europën Juglindore Gjatë dhe Pas Luftërave Botërore, në të ai ka përfshirë edhe intervistën e tij me një të mbijetuar çifute nga holokausti nazist në Selanik. Në këtë libër gazetari i njohur na sjell dëshminë vivente të referimeve të dëshmitares së mbijetuar e cila në atë kohë kishte qënë në moshë të mitur. Po sipas te njejtit burim referimi dhe duke iu referuar njëkohë sisht edhe Konferencës mbi Civilizimin Islamik në Europën Juglindore të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave të Turqisë më 2003 në Tiranë,duke filluar nga fundi i shekullit të XV dhe ne vazhdim të shek. XVI në përputhje me një traktat marrëveshjeje ndërmjet Perandorisë Otomane dhe asaj Franko-Portugeze, drejt Ballkanit u nisën kolonë cifutë me rrugë detare. Qëndrat kryesore të vendosjes së tyre ishin Thesaloniki (Selaniku, i cili u bë kryeqyteti i çifutëve në Europën Lindore për nga numri i popullsisë çifute të vendosur në të) dhe Vlora (qyteti i dytë pas Selanikut për nga dendësia dhe numri i çifutëve të vendosur), kështu Vlora u shndërrua në një qendër tregtare kryesore dhe më pas qytetare. Normalisht që ardhja e çifuteve u organizua në flukse të vazhdueshme kohë pas kohë. Po kështu Selaniku u shndërrua gjithashtu në një qendër të rëndësishme tregëtare ku raporti i popullsisë arriti sipas renditjes së mëposhtëme në rendin zbritës(në librin e referencës ky raport jepet me përqindje ku popullsia çifute arrinte vlerën mbi 60 për qind të popullatës së qytetit ndërsa popullata greke vetëm 2për qind të popullatës së qytetit):çifute: shqipëtare: maqedonase:greke. Rruga Egnatia e cila është edhe sot e kësaj dite rruga (autostradë) kryesore e Selanikut (duke e përshkruar atë mes për mes)u formua nga vendosja paralele në të dy kahet e saj e dyqeneve të çifutëve të cilet kësisoj ishin edhe popullsia më e pasur e qytetit. Kjo ishte gjendja e Selanikut deri para fillimit të luftës së parë botërore. Në këtë kohë shteti grek i pakënaqur nga ky dominim i çifuteve, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij nxjerr zërin nëpër qytet se "Çifutët po helmonin ujin e qytetit" prandaj qytetarët (grekët) kishin të drejtë të revoltoheshin kundër çifuteve dhe normalisht të fillonin sulmet "mbrojtëse ndaj tyre" që përfundonin nëshkatërrime, rrënime të pronave dhe plaçkitje. Ndërsa gjatë luftës së dytë botërore ishin grekët të cilët po për të njëjtën arsye spiunuan çifutët tek okupatori nazist dhe treni më i madh në botë me çifutë drejt kampeve të holokaustit është nisur nga Selaniku ku mbi 98 për qind e popullsisë çifute të këtij qyteti përfundoi në këto kampe ndërsa arriti të shpëtonte diçka më pak se 2 për qind e kësaj popullate.Pas luftës së dytë botërore varreza e çifuteve të qytetit (që njëkohësiht ishte jo vetëm varreza më e madhe e çifuteve të Europes Lindore, por edhe një nga vëndet më kryesore të kultit hebre në këtë qytet), u shkatërrua plotësisht dhe mbi të u ndërtua Universiteti i Aristotelit, i cili edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë përmendore mbi atë çka kishte përfaqësuar ky truall më parë dhe të mos harrojmë edhe faktin se Universiteti i Tiranës në kuadrin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit shkencor rajonal, në Greqi binjakëzimin e ka me Universitetin e Aristotelit.Njëkohësisht u veprua në të njëjtën mënyrë edhe me të gjitha ndërtesat dhe kultet çifute.të këtij qyteti. Sipas referimeve të po të njëjtës dëshmitare dhe sot e kësaj dite ka mbetur vetëm një ndërtesë trekatëshe në një kthinë të rrugës Egnatia,e cila përdoret për disa interesa te caktuara institucionale por sërisht pa ndonjë simbolikë të veçantë në lidhje me ate çka ajo përfaqëson. Ky veprim i grekëve ne lidhje me çifutet ka qënë i njëjtë në të gjithë Greqinë.2. Komuniteti çam i Shqipërisë përbëhet kryesisht nga popullata çame e ardhur rishtas gjatë genocitit të qershorit të 1945. Kjo popullatë është në muslimane,ndërsa popullata çame ortodokse vazhdon edhe sot e kësaj dite të gëzojë të drejtat e pronave të trashëguara brez pas brezi njëkohësisht kanë perfituar nga reformat konfiskuese të juntës greke të bëra mbi pronat e çamëve muslimane të dëbuar. Kështu duke qënë se më 1945 ishte fundi i Luftës së II Botërore Greqia kishte gojë të thoshte se "çamet (bëhet fjalë për popullatën muslimane çame)bashkëpunuan me gjermanët, prandaj i përzumë", por si arritën këta « tradhëtarë dhe bashkëpunëtorë me nazistët » të kalonin kufirin duke qënë se ata emigruan në këmbë dhe duke qënë se e gjithë krahina dhe vija kufitare e saj ishte e mbuluar nga « çlirimtarët » hordhitë zerviste? : çamët muslimanë u ndihmuan nga bashkëatdhetarët e tyre çamet ortodoksë për t'u veshur si ortodoksë në mënyrë që të mos njiheshin nga hordhitë zerviste. Domethënë se ata që u akuzuan si"bashkëpunëtorë me gjermanët" u ndihmuan nga ata "që nuk ishin bashkëpunetore me gjermanët, pra nga popullata e pushtuar » dhe që sot e kësaj dite konsiderohen si grekër nga shteti grek. Një rast i tillë bashkëpunimi është i pamundur duke pasur parasysh se hordhitë zerviste jane vetëdeklaruar si "shpëtimtarët dhe çliruesit e Vorio-Epirit".3. Mirë për popullatën çame muslimane të 1945 u gjet preteksti i bashkëpunimit me pushtuesit nazistë, po për pjesën tjetër të popullatës çame të dëbuar më parë, duke patur parasysh se megaloidea ka filluar spastrimet ndaj çamëve që në mesin e shek.XIX, çfarë do të thuhet: se bashkëpunuan me nazistët ????!!!!!b. Në lidhje me ligjin e luftës dhe me faktin në se ndikon apo jo ky ligj në zgjidhjen e çështjes Çame: për këtë diskutim do t'i referohem bashkësisë së disa faktorëve të ndryshëm, e cila mendoj se jep një përgjigje të saktë dhe fare të qartë:1. abrogimi i ligjit të 1953 nga Parlamenti Shqipëtar do të thotë njohje e nënshtetësisë greke per popullsine çame, çka do të thotë se kjo popullsi do të gëzojë në të ardhmen 2 nënshtetësi sikurse shumë shqipëtare sot në botë (rasti i emigrantëve shqipëtarë ne Greqi që kanë përfituar të drejtën e nënshtetësise greke apo në shtete të tjera)të cilët nuk kanë humbur nënshtetësinë e vendit nga kanë ardhur (shqipëtare) dhe në se më pas vijnë për të banuar në Shqipëri shtetishqipëtar nuk ka të drejtë t'jua heqë nënshtetësi në e marrë në vendin tjetër,pra gëzojnë 2 nënshtetësi. Po kështu edhe rasti i minorita rëve grekë në Shqipëri të cilët për momentin gëzojnë 2 nënshtetësi: atë shqipëtare dhe atë greke, biles kanë edhe kombësi greke. Apo rasti i Kryepeshkopit tonë të nderuar Ortodoks i cili drejton një institucion aq të respektuar kulti ; ose rasti ideputetëve përfaqësues të PBDNJ.Njohja e nënshtetësisë greke për çamët do të thotë ballancim i të drejtave të njeriut të një popullate me kombësi shqipëtare me një popullatë me kombësi greke, brenda kufijve të shtetit shqipëtar; do të thotë se çamet mund të shkojnë në çdo kohë në Greqi për të rregjistruar pronat e trashëguara brez pas brezi dhe në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke dashur kështu të bëjnë një ballancim të këtyre të drejtave me minoritetin grek në Shqipëri i cili u bë pronar tokash dhe trrualli pa pasur asnjë trashëgimi të mëparëshme. Kështu çamët nuk do të kenë nevojë të aplikojnë për vizat të cilat Ambasada Greke në Tiranë nuk iua jep atyre që janë lerë në Çamëri. Ashtu sikurse edhe minoritarët grekë kur kthehen nga udhëtimet në Greqi nuk kanë nevojë të aplikojnë për viza për të hyrë në Shqipëri. Por nga ana tjetër sipas ligjit grek pronat iu njihen atyre çamëve që i përkasin brezave deri tek brezi i dytë, çka do të thotë që vetëm ata që janë lerë gjatë ose rishtas pas sulmeve zerviste (nga të sapoardhurit në Shqipëri) njihen nga ligji grek si pronarë me të drejtën e deklarimit ose kërkimit të pasurive, dhe në se ky brez nuk deklaron apo nuk kërkon pasuritë dihet që pasardhësit nukgëzojnë një të drejtë të tillë. Duhet të kemi parasysh se kjo popullsi sot e kësaj dite është mbi 40 vjeç.Nga ana tjetër duke qënë se kjo popullatë (çame) do të ketë nënshtetësinë greke,ligji i luftës nuk vepron dot mbi të, sepse shteti grek nuk është në luftë me nënshtetasit e vetë. Por a do te jetë popullata çame atëherë në luftë me Shqipërinë? Popullata çame do të ketë një raport më paqësor me Shqipërinë se sa kanë sot minoritarët grekë,Kryepeshko pi i Kishës Ortodokse, PBDNJ dhe LDLNJ,si dhe biznesmenët dheorganizatat humanitare greke, njëkohësisht çamët do të kenë të njëjtin raport lufte:paqeje me Greqinë sikurse minoritarët grekë, PBDNJ e LDLNJ kanë sot me Shqiperinë.- Gjithashtu duke iu referuar Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut: e drejta e pronësisë së paluajtëshme është e pamohueshme dhe e pandryshueshme, duke patur parasysh se pavarësisht ligjeve të qeverive greke, kemi të bëjmë me faktin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, pra në nivel ndërkombëtar kjo çështje është më se e zgjidhëshme në se do të trajtohet në institucionetprocedurale gjyqësore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha kur Greqia bën pjesë në BE dhe duhet t'i përgjigjet standarteve minimale të këtyre të drejtave që ky organizëm kërkon edhe për më tepër në se do të bëhet fjalë për nënshtetasit e vetë Greqisë (që çamët janë),për të cilët vetë Greqia duhet të luftojë për të drejtat e tyre. Ashtu sikurse po ky fakt është i njëjtë edhe në rastin e ligjit të vitit '53, të diktaturës komuniste në kurriz të kësaj popullate, ligj i cili është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.c. a e meriton Greqia të jetë në BE ? Po t'i referohemi faktit se në Shqipëri komuniteti i minoritetit grek nuk e kalon shifrën e 50.000 banorëve nga të cilët numri i atyre që janë të aftë të votojnë natyrisht është shumë më i vogël, dhe se në Greqi numri i popullatës shqipëtare duke përfshirë: çamët ortodoksë, alvanitasit, rrefugjatët e pas viteve '90, është mbi 350.000 banorë, dhe se Greqia është një shtet "demokratik", i cili kërkon të gjitha të drejtat e mundëshme për minoritetin e vet në Shqipëri çka do të thotë deri në krijimin e 2 (dy) partive nga ana e tyre bile me mbështetje financiare nga shteti grek dhe me praninë gjatë fushatave elektorale të Ambasadorit Grek në mbështetje të këtyre partive, është për t'u habitur se si kjo popullsi shqipëtare në Greqi nuk gëzon një të drejtë të tillë dhe mbi të gjitha: A do të lejonte parlamenti grek aprovimin e një ligji i cili të mbështesë dhe të sigurojë bazën ligjore për formimin e një (minimalisht nga dy) partie të tillë dhe për me tepër përfaqësimin e kësaj popullate në Parlamentin Grek nga një parti e tillë në proporcional (në rast fitoreje) ? Çamëria nuk është Silezi !!!!! Çështja Çame ka zgjidhje në se Parlamenti Shqipëtar do të zbatonte si hap të parë abrogimin e ligjit të '53 dhe shtimin e neneve përkatëse në ligjin e të drejtes së nënshtetësisë shqipëtare, duke i njohur kësaj popullate 2 nënshtetësinë, çka do të çonte në një zgjidhje shumë më të përshpejtuar të problemit, pasi në një moment të tillë, popullsia çame mund të lëvizë lirshëm për në Greqi për të rirregjistruar pronat, pavarësisht projektligjit të propozuar nga krye-prokurori grek dhe në përputhje me të gjitha ligjet aktuale të Komunitetit Europian dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe në rast pengesash do të kenë të drejtë të apelojnë si nënshtetas grekë për të drejtat e tyre legjitime deri në organet kompetente legjislative dhe gjyqësore të BE. Dhe kjo eshte me se e aresyeshme per sa kohe ky parlament pranon gjendjen aktuale te kufijve te Shqiperise, ne perputhje me vendimet e te po te njejtes konference e cila vendosi qe Cameria t'i kalonte Greqise.Pyetja shtrohet: Kur do ta kuptojë parlamenti shqipëtar se NUK ËSHTË SHQIPËRIA QË DO TË HYJË NË EUROPË NËPËRMJET GREQISË, POR ËSHTË GREQIA QË DUHET TË HYJË NË EUROPË NËPËRMJET SHQIPËRISË ?