DEKLARATA PER PERVJETORIN E GENOCIDIT CAM
http://www.facebook.com/topic.php?uid=4652637987&topic=4969&post=19400
Më 27 qershor 1944, bandat nazisto-shoviniste të Napolon Zervës vranë, masakruan me synim spastrim etnik qindra nenshtetas tëpafajshëm grekë, me origjine shqipetare dhe te besimit myslyman,pjestarë të komunitetit çam (shqipetar) te Camerise. Kjo date aktualizohet sot me 64 vjetorin e dites se ketij genocidi. Nën kërcënimin dhe presionin e therrjeve dhe perdhunimevemasive, dhjetra mijëra gra, pleq e fëmijë çamë u detyruan të lenëstrehen stërgjyshore dhe të kërkojnë strehim të përkohshëm nëShqipëri, Turqi e gjetkë.
Popullsia çame nuk ka qene e vetme ne kete tragjedi pasi ishteparaprire nga tragjedia e komunitetit hebraik te Selanikut sishembull i paprecedent boteror per shfarosjen ne mase te pakicave,nga bashkepunimi i ketyre trupave nazi-shoviniste me ato naziste.Çamët e dëbuar dhe fëmijët e tyre edhe sot e kesaj dite nuk lejohentë kthehen në shtëpitë e tyre në Çamëri, duke iu mohuar kësisoj disatë drejta universale sikurse janë "dinjiteti dhe të drejtat ebarabarta të secilit" e fryma e "vëllazërisë" njerëzore(Neni 1 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut"),mosdiskriminimi i çfarëdolloj(Neni 2), e drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë(Neni3), si dhe e drejta për të mos iu nënshtruar "dëbimit arbitrar"(Neni 9). Ndërsa çamët e besimit mysliman e fëmijët e tyre ende nuk lejohen tëkthehen në Greqi, mijëra çamë të besimit ortodoks, që mbetën nëÇamëri, i janë nënshtruar një diskriminimi të pashembullt rracor dhemungesës së plotë të të drejtave themelore të njeriut që i përkasinçdo pakice kombëtare e mbi te gjitha qe ata jane autoktone ne trojete tyre stergjyshore.Qeveria greke deri më sot refuzon të trajtojë dhe zgjidhë probleminçam duke ngulur këmbë se ky problem ose nuk ekziston, ose duhettrajtuar si një çështje dypalështe midis Shqipërisë dhe Greqisë.Dukeharruar se Komuniteti Cam i keqtrajtuar ka qene dhe duhet te jetenen vartesine e saj Juridike dhe Shteterore per sa kohe Cameria neperputhje me vendimet e Konferences se Londres me 1913 u perfshi nekufijte gjeo-politike te Greqise.Si një vend anetar i BE-së dhe NATO-s, Greqia eshte e detyruar tepermbushe disa detyrime baze ligjore dhe akte e vendime ne fuqi pervenien ne jete te tyre duke filluar me njohjen dhe mbrojtjen e tëdrejtave të njeriut të pakicave etnike në përgjithësi dhe tëkomunitetit çam në veçanti. Performanca dhe autoriteti i Greqisë dotë ngrihen dhe permiresohen nëse ajo lejon kthimin në vatrat e tyrenë Greqi të nenshtetasve grekë që i përkasin komunitetit çam atje.Në këtë ditë të dhimbshme të Përkujtimit të Gjenocidit Çam, ne ibëjmë thirrje qeverisë dhe parlamentit Grek që të heqë dorë pa humbur kohë ngaqëndrimi neglizhent e mohues dhe të njohë e mbrojë të drejtat enjeriut të komunitetit çam te debuar te cilit i mohohen te drejtatthemelore te çdo shtetasi te thjeshte grek duke filluar me kthimin nëvatrat e tyre autoktone.I bëjmë gjithashtu thirrje qeverive të SHBA, Britanisë së Madhe,Frances, Spanjes, Hollandes, Italise, Suedise, Belgjikes, Gjermanise,Austrise, Rusisë, si dhe Parlamentit Europian, Komisionit Evropian,OSBE-së, Këshillit të Evropës si dhe Gjykates Nderkombetare te teDrejtave te Njeriut, që në kuadrin e angazhimit të tyre ndaj kauzëssë të drejtave të njeriut dhe të pakicave, të ushtrojnë ndikim pranëqeverisë greke me qëllim zgjidhjen e shpejtë e të plotë të çështjessë të drejtave të njeriut të komunitetit çam të Epirit Te Vjeter dheCamerise.Per Networkun e Lidhjes Came ne Bote
Edlira Xhemo
27 qershor 2008
------------ --------
ps. : kjo deklarate i eshte derguar edhe institutit alb-shkenca nga ku priten rrezultatet per daljen ne formen e nje deklarate te perbashket.